PRISHTINË, 4 Maj /ATSH/- Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaci, pohon se Luksemburgu ka qenë një donator i madh këto vitet e fundit dhe se marrëveshjet në të ardhmen do të intesifikohen për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe hapjen e vendeve të reja të punës për qytetarët kosovarë.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Thaçi, nëpërmjet statusit të tij Facebook konfirmon vizitën e tij në Luksemburg dhe shprehet se "Në Luksemburg u takova edhe me Ministrin e Bashkëpunimit, Romain Schneider, me të cilin bisedova për projektet që do të krijojnë vende të reja të punës dhe do të ndihmojnë zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës. Qeveria e Luksemburgut ka qenë donator i madh këto vitet e fundit dhe ne shpresojmë për një marrëveshje të re kornizë për të rritur angazhimin e këtij shteti në Kosovë. HTH", qe postimin e tij e ilustron me disa foto nga (fotot: A.Ibrahimi).//i.v/./a.ke/







