Tiramisu me banane dhe çokokrem

Përbërësit:

500 gr mascarpone

3 banane

2 pako biskota Savojard

1 gotë qumësht

200 gr çokokrem ( Scotti)

Përgatitja:

Përziejmë maskarponen në një tas.

Kthejmë bananet në pure dhe i shtojmë në tasin me maskarpone duke i përzjerë mirë sëbashku deri sa masa të jetë homogjene. Marrim një tavë të vogël dhe fillimisht shtojmë në të 2-3 lugë gjelle krem me maskarpone.

Lagim biskotat me qumësht dhe i vendosim si bazë në tavë. I mbulojmë mirë me krem, mund të përgatisni sa rreshta të dëshironi dhe  në fund e mbyllim përsëri me krem dhe e spërkasim me çokokrem të gjithë sipërfaqen por mund ta përdorim dhe në cdo shtresë .

E vendosim në frigorifer për jo më pak se 3 orë.