Tiranë, protesta e Rithemelimit me dhunë e përplasje, 3 protestues në hetim, 3 në kërkim! Asnjë organizator në hetim (EMRAT)

Protesta e pestë e Rithemelimit dhe partisë së Lirisë përpara bashkisë së Tiranës të martën (30 prill 2024) , nuk iu shmang dot episodeve të dhunës, duke rrezikuar sërish jetën e uniformave blu në detyrë për të ruajtur rendin dhe sigurinë gjatë tubimit që zgjati rreth 3 orë.

Për bombat molotov, gurët e hedhur ndaj forcave të policisë e sendeve të tjera të forta, policia e Tiranës vuri në hetim në gjendje të lirë 3 protestues e shpalli në kërkim 3 të tjerë

Klodjan Korriku, 27 vjeç, Selaudin Gordani, 40 vjeç, dhe Arben Qordja, 63 vjeç, janë në procedim për veprat penale ‘Prishja e qetësisë publike’ dhe ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’.

'...në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, procedoi në gjendje të lirë shtetasit:

- Klodjan Korriku, 27 vjeç, Selaudin Gordani, 40 vjeç, dhe Arben Qordja, 63 vjeç, për veprat penale "Prishja e qetësisë publike", dhe "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".', thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim 3 shtetas të tjerë: Z.B., 19 vjeç, R.D., 19 vjeç., dhe N.M., 57 vjeç, të cilët akuzohen edhe për veprat penale ‘Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse’, ‘Shkatërrimi i pronës me zjarr’ dhe ‘Goditjet për shkak të detyrës’.

'Gjithashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit Z. B., 19 vjeç, R. D., 19 vjeç, dhe N. M., 57 vjeç, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Prishja e qetësisë publike", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", dhe "Goditjet për shkak të detyrës", ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë.', vijon më tej njoftimi.

Në katër të parat policia ka vepruar me arrestime, por duke iu referuar faktit që më tej gjykatat i kanë liruar ata me masë “detyrim paraqitje” këtë radhë blutë kanë vendosur vetëm hetimin të lirë 3 prej protestuesve më agresivë për 5 vepra penale, kundërshtim të policisë, prishje të qetësisë publike, shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse e djegëse, shkatërrim prone me zjarr dhe goditje për shkak të detyrës.

Protesta e së martës, nga episodet e dukshme të përplasjeve pati të përfshirë edhe organizatorë të saj, por këtë radhë policia nuk nisi hetim ndaj tyre, edhe pse 2 personazhet që hipën me trup mbi efektivët për të çarë kordonin e sigurisë e për të hyrë me dhunë në bashkinë e Tiranës, ishin të njëjtët, Tedi Blushi i Partisë së Lirisë, e Klevis Balliu i Rithemelimit. 

Gjatë protestës, për herë të parë, thirrja nga podiumi nuk bëri “armik” vetëm Erion Veliajn, por kësaj here edhe efektivët e thjeshtë të Policisë së Shtetit, të cilët në rrebeshin e gurëve dhe drejt kokave të tyre u detyruan të shpërndajnë turmën me spraj piperi. 

Dhuna dhe përplasjet nuk arritën të fshehin atë që duket të jetë kauza e vërtetë të protestës shfaqur jo vetëm me mesazhe politike, por edhe me praninë e vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha stampuar në bluzë thirrjen: Lironi liderin e opozitës.

Protesta u thirr në të njëjtën orë kur këshilli bashkiak i Tiranës kishte njoftuar mbledhje që për të shmangur përplasjet, u mbajt online. Teksa jashtë protestohej, nga zyra e tij në lidhje online me këshilltarët, Erion Veliaj i quajti lepuj të gjithë ata që sipas tij i janë bashkuar në hallin e tyre Berishës dhe Metës. Me propozim të së majtëve në këshill, një rruge në Tiranë iu vendos emri “Remzi Hoxha”, i biznesmenit të zhdukur në ’95-ën, për të cilin Veliaj tha se SHIK i Sali Berishës e la edhe pa varr. Në Këshill u miratua dhe dhënia e titulli “Qytetar Nderi” për kryetarin e BDI, Ali Ahmeti.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/05/2024 02:13

    300 studente arrestoi dje policia amerikane ne CU per protesta /pa molotov/.3 te hetuar e 3 ne kerkim,asnje lider nen hetim,apo ndalim nga policia shqiptare per protestat /me molotov/ ne Tirane! Kjo eshte drejtesia jone.

    Përgjigju
  • visi: 01/05/2024 13:03

    I kap policia dhe i leshon cdrejesia e ndyre.A e dini qe ne keto vite "demokraci "jane vrare mbi 250 polic dhe oficere,sigurisht per faj te kesaj drejtesie te ndyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Disa dyshime në dashuri...çfarë thonë yjet për ju sot

Disa dyshime në dashuri...çfarë thonë yjet për ju sot