Akuzohet për fshehje pasurie, GJKKO kthen dosjen për hetim në SPAK për Asllan Dogjanin, deputeti: Gjykata dha shpresë

Tiranë - GJKKO ka kthyer çështjen e deputetit Asllan Dogjani në SPAK për plotësim hetimesh. Ligjvënësi demokrat akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për deklarim të rremë pasurie. Gjykata e Posaçme i ka lënë prokurorëve të çështjes, 2 muaj kohë për të plotësuar hetimet.

Dogjani pas daljes nga GJKKO e shprehu si një triumf këtë vendim të Gjykatës, pasi sipas tij , është denoncuar në shenjë hakmarrje në SPAK. Ndërsa nuk kurseu sulmet edhe nga mazhorancës dhe kryeministrit Rama.

'Ka kthyer Shqipërinë në vend mbeturinash. Gjykata me vendim të ndërmjetëm ja shpallur ndërmjetim. I caktoi të kryhen edhe një herë. Kjo vepër penale e supozuar ku është bërë nga një mashtrues qe e kamë kallëzuar për vjedhjen e pronës publike. Është shenjë hakmarrje. E kam denoncuar me banorët për grabitjen  e pronës publike. Sot është triumf i drejtësisë por shpresë edhe për qytetarët. Të denoncojnë çdo hajdutëri. Gjykata u dha një shpresë qytetarëve', thotë Dogjani.

Gjykata i ka lene detyrë prokurorisë: Të pyesë disa persona të firmes që Dogjani thotë se e ka marrë shtëpinë për konsulencat juridike; Akt ekspertize kontabël nëse ka pasur mundësi të paguante cash apartamentin dhe e treta ekspertizë disa vulave të kompanisë që janë përdorur nga kallëzuesi, në dokumentete që ka dorezuar, pasi Dogjani pretendon se janë falsifikuar.

Hetimi ndaj Dogjanit bëhet fjalë për një apartament 128.4 m2 në rrugën ‘Hamid Shijaku’ në Tiranë, që SPAK thotë se deputeti e bleu 121.980 mijë euro cash, por në ILDKPI e deklaroi sikur e përfitoi nga konsulencat juridike që i ka dhënë shoqërisë së ndërtimit ‘Protial’.

Lajmi ne perditesim...

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ariu: 24/01/2025 10:30

    O Dogjan, mos të del më keq me kthimin e hetimeve, mos nga 1 të bëhen 3 vite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e postierit, brenda makinës ‘Porche’ të autorëve gjendet arma e krimit! Targat u vodhën në Kamëz në 2023

Vrasja e postierit, brenda makinës ‘Porche’ të autorëve gjendet arma e krimit! Targat u vodhën në Kamëz në 2023