Erald Heqimaj, 33 vjeç, me origjinë nga Fieri dhe me banim në Tiranë u arrestua për sulmin nda komisariatit numër 3. Mbrëmjen e së shtunës, kur protesta e 35-të e “flamingove” ishte thuajse në përfundim, me disa të tjerë, sulmoi dyert dhe dritaret e Komisariatit nr. 3, duke bërë copash xhamat deri brenda sallës së pritjes së qytetarëve.
I riu është ndaluar me iniciativë nga policia. Do të jetë në dorë të prokurorit, konfirmimi ose jo i arrestit, e më pas dhe i gjykatës. Ai rezulton pa precedent penal të mëparshëm, ndërsa burime pranë policisë i thanë Report Tv se gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se reagoi në akte të dhunshme i ekzaltuar prej frymës së turmës, e cila gjatë gjithë protestës, e përqendroi vëmendjen te 19 të arrestuarit për dhunën e paprecedent të enjten para Parlamentit.
Përveç tij, blutë identifikuan edhe 11 të tjerë, 7 prej të cilëve po hetohen në gjendje të lirë dhe 4 të shpallur në kërkim. Edhe ata u filmuan duke kryer akte dhune, brenda dhe jashtë ambienteve të komisariatit.
Sulmi ndaj Komisariatit. Nr 3 ndodhi pasi turma kishte kaluar njëherë përmes rrugës “Mine Peza” ku ndodhet godina. Në kthim, një pjesë e protestuesve, disa prej të cilëve me maska, siç u shfaqën edhe gjatë protestës kaluan përmes rrugicave duke u rikthyer aty, për të shpërthyer më me një sulm dnaj dritareve dhe mjedisve të brendshme të dhomës së pritjes së Komisariatit
Për të gjithë të dyshuarit, rëndojnë 8 vepra penale, thirrje publike për veprime të dhunshme, shkatërrim prone, goditje për shkak të detyrës, kundërshtimi i policisë, mosbindje të urdhrit të ligjshëm të policisë, prishja e rendit dhe e qetësisë publike, organizim dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme, si dhe pengimi i qarkullimit të mjeteve.
Njoftimi:
Vijojnë veprimet hetimore për tubimin e zhvilluar më datë 04.07.2026. Arrestohet 1 shtetas, procedohen penalisht 7 shtetas dhe shpallen në kërkim 4 shtetas.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, në lidhje me tubimin e zhvilluar më datë 04.07.2026, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, gjatë të cilit u kryen veprime të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë dhe godinës së Komisariatit, u identifikuan 12 shtetas të dyshuar të përfshirë në këto veprime.
Në vijim të veprimeve procedurale:
- u ndalua me iniciativë shtetasi E. H., 33 vjeç;
- u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit K. M., V. K., E. L., Sh. B., V. D., E. N. dhe B. K.;
- u shpallën në kërkim 4 shtetas, inicialet e të cilëve nuk bëhen të ditura, për shkak se hetimet vijojnë.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në aktet e dhunshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale "Thirrje publike për veprime të dhunshme", "Shkatërrimi i pronës", "Goditja për shkak të detyrës", "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë", "Mosbindja ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të Policisë", "Prishja e rendit dhe e qetësisë publike", "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme" dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit".
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente












Ky langua si fillim të paguaj dënet që ka bër ashtu si theu xhamat dhe mobiljet ti thyejn edhe brinjët ordinerit
PërgjigjuNqs dikush prek policin ne Amerike do ta konsideronte veten me fat nqs nuk hante plumbin ballit. Keto bajgat anti-shqiptare sulmojne policet e komisariatet cdo jave dhe Argitasit ne gjykata i leshojne pa problem fare.
PërgjigjuDhe nga ekzaltimi ju versule komisariatit. Turp te keni paci faqen e zeze, historia do tju mbaj ment dhe do tju tregoj me gisht. Mjere ato vajza qe do martohen me ju, e mjere ato nena qe do tju shkurtohet jeta nga vuajtjet e vajzave te tyre. Mallkuar qofshi kriminel.
Përgjigju