Një tjetër tragjedi është regjistruar në Mesdhe. 40 emigrantë janë mbytur në kanalin e Siçilisë ndërsa tentonin të arrinin brigjet italiane. Lajmi bëhet i ditur nga Save the Children.

Sipas organizatës të mbijetuarit kanë rrëfyer se dhjetëra persona kanë rënë në ujë nga gomonia me të cilën udhëtonin, ndërsa afër ka qenë dhe një anije shpëtimi.

Giovanna di Benedetto e Save the Children tregon se të mbijetuarit, në deklarimin e tyre të parë me zyrtarët sapo kanë arritur në breg kanë rrëfyer se incidenti ka dodhur mes brigjeve të Libisë dhe Siçilisë, kur një anije tregtare, Zeran, i është afruar për ti ndihmuar.

Anija mbërriti në brigjet siçiliane me të mbijetuarit në bord. Gjatë fundjavës qindra persona janë shpëtuar nga anijet e tejmbushura me emigrantë. Vetëm në tri ditë nga roja bregdetare raportohet se janë shpëtuar rreth 7 mijë persona.   


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)