Tragjedia e një 'të panjohuri', emigrantët dhe paradoksi i jetës sonë

Tragjedia e një 'të panjohuri', emigrantët dhe paradoksi i jetës sonë

Raphael Dwamena

Pak orë më parë, një nga futbollistët më të talentuar, i cili luante në Superligë, lojtar i Egnatias u nda nga jeta. Raphael Dwamena, lojtar i përfaqësueses së Ganës, ndërroi jetë pas një ataku kardiak në fushën e futbollit. E përfundoi jetën aty, ku thurte me gjasë të gjithë ëndrrat e tij për të ardhmen, kushedi se në ccfarë kampionati cilësor evropian. Me një profil të spikatur në jetën sportive shqiptare, i ndjeri tregoi menjëherë cilësitë e larta si golashënues, me golat e shënuar në Superligë dhe lojën.

Ashtu, si ndodh pas ngjarjeve të tilla, pas ditirambeve për të ndjerin do të nisin mbase dhe problematika për peshën e stërvitjes, nivelin dhe mungesën e kontrollit të duhur mjekësor. Në fakt, situata të tilla janë shumë e më shumë të pranishme, por në këtë rast janë të tepërta. Iku një njeri. 

Eriksen, futbollisti i përfaqësueses së Danimarkës dhe lojtari United u përplas njësoj në fushë, por mbase një varg më i shumtë mundësish dhe arsyesh e mbajtën në jetë. Duke ndarë një ngushëllim të sinqertë për familjen e lojtarit, një gjë të vjen ndërmend në këto ditë mbushur me mllefe për emigrantët, kampet e parafolura të Shqipërisë, politikat: Jeta është fare e shkurtër. Dwamena na e konfirmoi në vitin e 28-të të jetës. 

Dhe, kjo është tragjedi e vërtetë, jo ata që paraqiten në SPAK prej korrupsionit të frikshëm dhe, ata që përfundojnë pas hekurave prej zullumeve, që as vetë nuk i marrin me mënd. Këtë duhet të kuptojnë sot politikanët për atë nivel frikshmërisht të egër, që i kanë dhënë në tre dekadat e fundit shoqërisë shqiptare. Urrejtje; ofendime; blasfemitë, që nuk rreshtin; protagonizmi i lodhshëm i Ramës; monotonia dhe cinizmi i retorikës së Berishës dhe lajmet pafund të krimeve (shoqëria jonë i prodhon me aq shumë dëshirë dhe me një panginje për të dëgjuar të keqen) na tregojnë sesa pak e respektojmë jetën. Duket sikur ne mendojmë për një përjetësi, ndërkohë që jemi thjesht kalimtarë në këtë jetë. 

Pa dashur të shkojmë në përcaktime filozofike: Mendimtarët arrijnë shpesh të gjithë afër një përcaktimi: Ironia e jetës sonë është të çlirohemi nga ankthi i vdekjes dhe mbi të gjitha llahtarit të zhdukjes së plotë, që shpesh na vinë para syve. Edhe nëse artikulohet si leksik nga gjithnjë e më shumë prej disa politikanëve tanë, duket se më shumë bëhet si ngjyresë për të treguar “koncepte” të tyre sesa realisht konkluzione që vijnë pas gjykimeve. Ja pse mbase ofendimi është i natyrshëm tek ne, protagonizmi fals aq bezdisës, retorikat aq boshe për demokracinë, kurse rendja pas një zhurmnaje për parimet, një frikë reale për t’i shpëtuar asaj të pashpëtueshmes.

Në Urdhrin e tij, Shën Benedikti i kërkoi njëherë murgut, që e shoqëronte më së shumti në rravgimet e tij që “ta mbante vdekjen çdo ditë para syve”. Sipas tij, kujtimi i vdekjes na ndihmon të jetojmë më mirë në këtë jetë dhe është më efektive kur bëhet çdo ditë. Kaq mund të mjaftonte për këtë dhunë verbale dhe joverbale, që e shoqëron jetën tonë për çdo ditë dhe ku politikanët, atyre që u delegojmë votën, nuk na e plotësojnë dot qetësinë dhe një jetë normale. Ne jetojmë paradoksin e pakuptimit të jetës, duke i ikur nga frika vdekjes dhe jo duke e pritur, siç na takon.

Vetëm, se një vdekje e tillë si e talentit Dwamena të trand, për të fillimisht, pastaj të rinjtë si ai, njësoj edhe për emigrantët e shumtë që edhe në fatkeqësinë e ikjes, bëhen ushqim propagandë për protagonizmin e politikanëve.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë