Fshihnin në treg emigrantët nga Pakistani dhe Maroku, arrestohen dy shkodranë në tentativë për t'i çuar në Mal të Zi

SHKODER - Dy persona nga Shkodra u arrestuan nga policia në një operacion të koduar "Transportuesi" pasi mundësonin kalimin e paligjshëm përmes kufirit të gjelbër në Hanin e Hotit drejt Malit të Zi të emigrantëve të paligjshëm nga Pakistani dhe Maroku.

Ata u kapën duke transportuar me makinë 4 marokenë drejt Malit të Zi, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian. Shofer ishte Prek Rrasa 35 vjeç nga Shkodra, ndërsa në pranga ra edhe 32-vjeçari Tom Kacoli si bashkëpunëtor.

Gjithashtu te tregu i këpucëve në qëndër të qytetit Shkodër, janë gjetur 8 pakistanez, të cilët pranuan se kishin rënë dakort me të arrestuarit që kundrejt vlerës 200 euro, t’i transportonte në Malin e Zi. Në këtë treg punonte i arrestuari, Tom Kacoli. Pikërisht në këtë treg, siç policia njofton, të arrestuari fshihnin emigrantët e paligjshëm dhe më tej i transportonin me grupe drejt Malit të Zi nëpërmjet kufirit të gjelbër.

Gjithashtu hetohen në gjendje të lirë G. L. 49 vjec, banues në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, pronari i tregut, për vepren penale, “Punësim i paligjshëm” dhe A. D. 52 vjeç, banues në fshatin Dobraç Shkodër, i punësuar si rojë i tregut, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë