FIER- 150 punonjës të Rafinerisë së naftës kanë protestuar përsëri sot për mos marrjen e pagave për tre muaj, ndërkohë ata ankohen edhe për mos pagimin e sigurimeve shoqërore prej 18 muajsh.
 
Sipas punëtorëve ata kanë nga muaji tetor i vitit 2016 dhe deri sot që nuk kanë marrë pagat e tyre.
 
Punonjësit kanë thënë se nuk do ndalin protestat deri në plotësimin e të drejtës tyre legjitime që është paga për punën e kryer si dhe sigurimet shoqërore.
 
Shumica e punëtorëve kanë më shumë se 30 vjet që kanë punuar në uzinë dhe tani mundi nuk shpërblehet.
 
Rafineria e naftës në Fier prodhon për eksport dhe import bitum dhe solar ndërkohë që i gjithë prodhimi shitet.


dy.b/shqiptarja.com