Tre shpërthime bombolash në tre ditë, inspektori për Report Tv: Ja si ta dalloni nëse ka rrjedhje (VIDEO)

Vetëm në tre ditët e fundit, në qytete të ndryshme janë shënuar 3 ngjarje me rrjedhjen e gazit nga bombolat, duke lënë kështu edhe të plagosur. Në një intervistë për Report Tv, Riza Dokaj, inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial, shpjegon arsyet pse ndodh diçka e tillë, e konkretisht në rastet e fundit, në argjendarinë në ish-Bllok, e në Selenicë.

Gjëja e parë që duhet të bëjë qytetari është që bombola e gazit të jetë kolauduar. Kolaudim do të thotë që të jetë me kontroll teknik. Kontroll teknik që kryhet nga organe të miratuara. Kur vjen bombola e re shoqërohet me deklaratë konformiteti nga prodhuesi. Deklarata e përcakton afatin e përdorimit të kësaj bombole për 10 vjet. Kurse në rastin e bombolave të cilat janë futur në treg, çdo 5 vjet bëhet kontrolli teknik, përsëri nga këto organe të miratuara. Pas bombolës, problemi i madh është instalimi.

Nga ventili dalës i bombolës deri tek vatra apo burimi ku përdoret, sepse mund të përdoret edhe si në rastin e argjendarisë në Bllok, për ngjitje, për saldim. Pra, të gjithë këto aksesorët duhet të jenë të kontrolluara e të certifikuara. Tubi nga ventili deri te soba duhet të jetë brenda afatit të përdorimit të garancisë së saj. Nuk duhet të ketë plasaritje, nuk duhet të ketë çarje dhe të jetë tub që përdoret për gaz. Po marrim rastin e Selenicës. Qytetari kishte bërë bashkimin e bombolës me vatrën me tel dhe e kishte shtrëngua, gjë e cila nuk lejohet” tha Riza Dokaj, inspektor pranë ISHTI-t.

Sipas inspektorit, thuajse në pjesën më të madhe të ngjarjeve, nuk ka shpërthim të bombolave të gazit, por vetëm rrjedhje të tij. “Pothuajse në mbi  90% e rasteve nuk ka pasur shpërthim të bombolave, por problemet kanë ardhur si rezultat i rrjedhjes së gazit. Rrjedhja e gazit konstatohet kryesisht në tubin që bën bashkimin nga bombola deri te vatra, te soba apo te pajisja që përdoret ky gaz” u shpreh Riza Dokaj.

Riza Dokaj shprehet se pasi është instaluar bombola, dhe që një familjar të kuptojë nëse ka rrjedhje gazi ose jo, mund ta provojë me një shembull shumë thjeshtë si ujë me sapun dhe në asnjë moment me shkrepëse. “Pasi e kemi montuar bombolën dhe e kemi vendosur tubacionin dhe e kemi lidhur me vatrën mund të bëhet një testim i thjeshtë. Hapet ventili kryesor i bombolës dhe testohet me shkumë, thjesht ujë me sapun, lyen pikat e kontaktit ku bëhet bashkimi i tubacionit me sobën dhe me bombolën. Hapet ventili dhe shtohet nëse ka ose jo rrjedhje. Rrjedhja dallohet sepse nëse ka rrjedhje uji me sapun fryhet në formën e tullumbaces” përfundoi ai. Dy ditë më parë në Tiranë mbetën 5 persona të lënduar, mes të cilëve edhe çifti i bashkëshortëve e pronarë të argjendarisë, pas rrjedhjes së gazit në bodrumin e biznesit të tyre, që përdornin për përpunimin e floririt.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Mjeteve të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg