ANKARA, 1 dhjetor /ATSH-AFP/ - Presidenti rus, Vladimir Putin pranoi sot në Ankara se nuk ishte në gjendje të vazhdonte projektin ruso-italian të gazjellësit "South Stream", për të cilin Bashkimi Evropian është kundër, për shkak të kundërshtimit te Bullgarisë.
"Meqënëse ne vazhdojmë të mos kemi pranimin nga ana e Bullgarisë, ne mendojmë se në situatën aktuale të Rusisë nuk mund të vazhdojmë realizimin e këtij projekti", deklaroi Putin për shtypin në përfundim të një takimi me presidentin islamo-konservator turk, Recep Tayyip Erdogan.
Presidenti rus njoftoi se gjiganti rus i gazit kishte vendosur të rriste me tre miliardë metra kub livrimet e gazit rus në Turqi për të përmbushur nevojat e saj.
"Ne do të bëjmë një ulje me gjashtë për qind të çmimit të gazit natyror duke nisur nga 1 janari i vitit 2015 për Turqinë", shtoi ai.
Marrë përsipër nga gjiganti rus "Gazprom", projekti "South Stream", me një vlerë prej 16 miliardë euro, është destinuar për të furnizuar Evropën me gaz rus duke anashkaluar Ukrainën.
Ai është bllokuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të sanksioneve kundër Moskën në konfliktin me Kievin./
/ec/ a.jor.










