Një konflikt i ndodhur në ambientet e një lokali në zonën e Kunes ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit dhe plagosjen e një të riu. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka nisur si një debat verbal mes disa të rinjve dhe menaxherit të lokalit, për motive që ende nuk dihen.
Më pas, konflikti ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit, ku i plagosur ka mbetur Kristian Gjoni. Ai është dërguar për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, personat e përfshirë në konflikt janë larguar nga vendi i ngjarjes. Policia është vënë në ndjekje të dy të dyshuarve si autorë të ngjarjes dhe po punon për kapjen e tyre.
Gjoni nuk njihet si një person problematik apo me precedentë penalë.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:45, në një kompleks në Shëngjin, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi K. Gj., rreth 35 vjeç. I dëmtuari është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e shpejta hetimore janë identifikuar dy shtetas të dyshuar si autorë të ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave.
Lajm në përditësim...
Komente



