POGRADEC-Pesë persona janë proceduar në gjendje të lirë nga policia pasi dhunuan dhe i shkatërruan lokalin 40-vjeçarit, Erjon Çollaku tre ditë më parë në fshatin Dunicë.
Personat që janë vendosur në hetim në gjendje të lirë janë; Sokol Minini 26 vjeç, E.M. 28 vjeç, A.S. 25 vjeç, F. Minini 26 vjeç, Ç.K. 26 vjeç, banues në fshatin Memëlisht dhe Çervenakë të Pogradecit. Të akuzuarit mbrëmjen e së premtes pasi konsumuan alkool në lokalin e 40-vjeçarit e dhunuan me grushte dhe sende të forta dhe i thyen xhamat e lokalit.
40-vjeçari është transportuar në spital. Çollaku mori dëmtime në gjithë trupin por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Gabim te kishit Dash Shehun me vete nuk do kish ndodh do ishte pakesuar rakia
Përgjigju