Lenjani largohet nga kombëtarja: Sa të jetë Panuçi nuk vij më

Lenjani largohet nga kombëtarja: Sa të jetë Panuçi nuk vij më

Ermir Lenjani

Ermir Lenjani largohet nga kombëtarja shqiptare e futbollit. Lojtari i njohur ka vendosur që të mos pranojë të grumbullohet më për ngjyrat kuqezi, pasi trajneri italian në krye të Shqipërisë e ka lënë jashtë listës për ndeshjet e radhës. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ai thotë se pavarësisht se është duke kaluar një formë shumë të mirë, tekniku nuk e ka ftuar.

Ermir Lenjani mbyll reagimin duke theksuar se Panuçi është kalimtar dhe sa të jetë ai nuk do të veshë më fanellën kuqezi. Më 22 mars Shqipëria do të nisë eliminatoret e Europianit 2020 ku fillimisht do të përballet me Turqinë dhe 3 ditë më pas me Andorën.

Postimi i plotë i Ermir Lenjanit
Që nga viti 2013 jam pjesë e Kombëtares shqiptare dhe ndihem krenar për këtë gjë. Saherë jam ftuar e kam pranuar ftesën me dëshirën më të madhe pasi çdo herë kur e kam veshur fanellën kuq e zi e kam veshur me shumë dashuri. Kam qenë gati gjithmonë, kam sakrifikuar shumë, jam gjakosur, kam qarë e kam qeshur si futbollist i Shqipërisë. Kam pranuar edhe stolin, por jam respektuar gjithmonë. Tani në dy vitet e fundit jam duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, por po injorohem nga trajneri momental i Kombëtares. Nuk kam luajtur asnjë minut në Ligën e Kombeve, por nuk kam bërë zhurmë dhe kam vazhduar të punoj edhe më fort. Kur lëndohen 4-5 lojtarë trajnerit i bie në mend që luan dikund Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë. Faleminderit, por JO. Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty. Kam kontribuar shumë dhe meritoj respekt. Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djal i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Torino: 18/03/2019 22:20

    Jo Fredi.Pa mendohu pak sonte,ndofta do ti thuash FALEMINDERIT,mund ta refuzonte kombetaren e te zgjidhte nje tjeter Po nuk e neri.Edhe per kaq sa ka dhene prap faleminderit.

    Përgjigju
  • Fredi: 18/03/2019 20:12

    Po largohet ashtu siç erdhi, dmth nuk bëri asgjë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase