Pasi u vetëplagos ditën e djeshme dhe u paraqit në spital për të marrë ndihmë mjekësore, policia ka arrestuar Skerdi Mehmetaj alias Piperi, i cili akuzohet për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “10 Korriku”. 37-vjeçari u vetëplagos aksidentalisht me një pistoletë në këmbë e më pas armën e ka hedhur brenda në një automjet të tipit “Audi Q5” e bardhë me targa AB461JK.
Skerdi Mehmetaj e ka pasur armën të fshehur në një çantë dore dhe pas ngjarjes aksidentale e ka hedhur brenda në një automjet të rastësishëm me qëllim fshehjen e gjurmëve.
Xhami i parë i makinës ka thyerje dhe kjo tregon se i plagosuri e hodhi pistoletën brenda mjetit.
Komente








