Prokuroria e Elbasanit ka arritur shkencërisht të provojë se personi i vrarë më 15 dhjetor 2023 në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin është Arben Lleshi.
Teksa trupi i tij ndodhet ende në morg, Prokuroria dhe IML u detyruan të bëjnë akt-ekspertim për shkak të pretendimeve të familjarëve, që pasi nuk u paraqitën për disa muaj për të tërhequr trupin, thanë se nuk i përket Arben Lleshit.
Verifikimi është bërë përmes gjurmëve të gishtërinjve, dhe pas kësaj Prokuroria e Elbasanit i ka nisur rezultatet IML-së që të njoftohen familjarët për konkluzionin shkencor. Burime nga Mjekësia Ligjore konfirmojnë marrjen e konkluzioneve, janë njoftuar familjarët teksa do të pritet përgjigjja e tyre. Kujtojmë se 3 muaj pas vrasjes këta të fundit ngritën një pretendim të fortë, duke u shprehur se kanë dyshime nëse trupi që ndodhet në morg të jetë i tij.
Në këto kushte, mes procedurave pa mbarim të kryera nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Prokuroria e Elbasanit, u vendos të bëhej një test AND-je.
Për këtë qëllim janë marrë analizat e motrës së viktimës dhe të këtij të fundit, për të dalë në një konkluzion.
Edhe në këto rrethana që ndodhet çështja aktualisht, nëse familja mund të refuzojë sërish, varrimi do të kryhet nga Bashkia e Matit me autorizim të Prokurorisë së Elbasanit.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?
-
Mjekëve
55.1%
-
Ministrisë
41.8%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 361
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Peqin/ Përshtatën magazinën për kultivimin e kanabisit, në pranga pronari dhe drejtori i OSHEE
19 Maj, 11:24
-
Dështuan të ngjiten në Kategorinë e Parë, presidenti 'shkrin' Shkumbinin! Gjoba për të gjithë
15 Maj, 17:18
-
Peqin, fermeri Astrit Haka la emigrimin për të investuar në sera: Prodhimi i mbarë, por fitimi i pakët!
13 Maj, 16:08
-
Arrestohet njëri prej autorëve të konfliktit në Peqin, ishte tentativë vrasjeje, i pranishëm ishte dhe kryebashkiaku
27 Prill, 11:12
-
Peqin/ Dhunuan një 27-vjeçar, një në pranga, një në hetim dhe 4 në kërkim
1 Prill, 10:02
-
PAMJE/ Aksident në aksin Elbasan-Peqin, shoferi humb kontrollin, makina përmbyset në anë të rrugës
6 Mars, 10:02
-
Dikur shkruante historinë në Superligë, Shkumbini del në ankand për 4 milionë lekë
1 Mars, 12:12
-
U vra në burgun e Peqinit, trupi i Arben Lleshit ende në morg! Familjarët pretendojnë se nuk është ai, do t’i kryhet analiza e ADN-së
26 Shkurt, 11:53
-
Po krasiste pemët, rrëzohet dhe humb jetën punonjësi i bashkisë në Peqin
19 Shkurt, 10:41
-
Polici i ‘Bashkiakes’ shtyn qytetarin gjatë konfliktit për radhën në Bashkinë e Peqinit, vihet në hetim
8 Shkurt, 12:51
-
U vra në burg, trupi i Arben Lleshit mbetet ende në morg! Mjekësia Ligjore: Duam leje ta varrosim! Prokuroria: Kërkoni çdo familjar
6 Shkurt, 15:13
-
Gallatë në Kategorinë e Dytë, Shkumbini largon trajnerin pas 26 ditësh! Drejtimin e merr turkja Ilknur Aktash
3 Shkurt, 16:43