Vala e të nxehtit ‘pushton’ vendin/ PD propozim qeverisë për të marrë masa: Nga shkurtimi i orëve të punës te mbyllja e çerdheve dhe kopshteve

TIRANË- Partia Demokratike i ka propozuar qeverisë që të marrë masa për mbrojtjen e qytetarëve për shkak të situatës së vështirë të krijuar nga temperaturat e larta që kanë mbërthyer vendin dhe që pritet të jenë të tilla për gjatë gjithë javës.

Deputetja Albana Vokshi, propozoi shkurtim të orarit të punës, punë nga shtëpia, mbyllja e çerdheve dhe kopshteve si dhe për pensionistët që jetojnë vetëm apo persona me aftësi të kufizuar, posta shqiptare të marrë masa për dërgimin e pensionit në banesë.

‘1. Shkurtim i përgjithshëm i orarit të punës (sektor publik dhe privat), maksimumi deri ne 13.00. Këtu të përjashtohen sektorë si shëndetësia, policia, ushtria, zjarrfikësit dhe çdo strukture me karakter emergjence.  

2. Të sëmurët kronikë dhe gratë shtatzëna të punojnë me orar të shkurtuar nga shtëpia;

3. Për sektorët që punojnë në ambient të hapur, siç është ndërtimi psh…të konsiderohet orar i shkurtuar ose edhe pezullimi i plotë i punës gjatë ditëve të nxehta të kësaj jave (rasti i Kosovës).

 4. Mbyllja e plotë e çerdheve dhe kopshteve publike dhe private. Njëri prej prindërve të kujdeset për fëmijët kundrejt kompensimit të pagës (mban fëmijët në shtëpi).

 5. Për pensionistët që jetojnë vetëm apo për personat PAK: posta shqiptare të marrë masat me dërgimin e pensionit apo të pagesës së PAK në shtëpi (pa kosto shtesë financiare).

 6. Ngritja urgjente e grupeve ndër-institucionale në nivel bashkie, të përgjigjes së menjëhershme për personat PAK, pensionistet dhe kategori të tjera në nevojë për cdo nevojë që mund të kenë për të blerë ilaçe, pazar ushqimor, asistencë në banesë duke vendosur edhe një numër kontakti falas, etj).’- u shpreh Vokshi.

Ndërsa Dhurata Çupi nënvizoi se kostot financiare të shkurtimit të orarit të punës në sektorin privat, apo të prindit që do të kujdeset për fëmijët në shtëpi, apo kostot e tjera të përballohen nga fondi rezervë i Kryeministrisë.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luli: 15/07/2024 11:28

    O mendjendritura, mos duhet shpallur gjendja e jashte zakonshme?!! duhet te shtohen zonat e gjelberta, burimet per te pire uje dhe shatervanet...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë