Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Karmë në Vaun e Dejës, ku 2 persona kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike në ambientet e jashtme të një lokali dhe kanë humbur jetën.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në kontakt me energjinë ranë 40-vjeçari Sokol Preka, roje i lokalit dhe 46-vjeçari David Deda, elektricist. Të dy kanë humbur jetën teksa po transportoheshin në spital.
Preka dhe Deda kanë qenë duke rregulluar një instalim të brendshëm te një biznes privat anës rrugës së Komanit, në afërsi të rezervateve të peshkut, kur ranë në kontakt me energjinë elektrike. David Deda ishte edhe punonjës në nën/stacionin Elektrik në Koman.
Report Tv ka siguruar foto të viktimave, ndërkohë grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Vau i Dejës/Informacion paraprak-Në fshatin Karmë, shtetasi S. P., 40 vjeç, roje i një lokali bar-kafe, në pronësi të shtetasit Gj. S., dhe shtetasi D. D., 46 vjeç, elektricist, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike, në ambientet e jashtme të lokalit.
Si pasojë, shtetasi S. P. dhe shtetasi D.D kanë humbur jetën gjatë transportimit për në spital
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.










Komente
Komento