VD/Bllokimi i pasaportës, Tahiri
te Krimet: Do flas shumë shpejt

VD/Bllokimi i pasaportës, Tahiri<br />te Krimet: Do flas shumë shpejt<br /><br>
TIRANE - "Do flas shumë shpejt"! Kështu u shpreh ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri teksa linte Gjykatën e Krimeve të Rënda ku u njoh nga gjyqtarja Liljana Baku me vendimin për bllokimin e pasaportës dhe ndalimin e lëvizjes jashtë vendit. Tahiri hyri i qeshur në Gjykatë dhe doli sërish i qeshur, por dha një paralajmërim në vijim të asaj që ka deklaruar dy muaj më parë teksa dilte nga Këshilli i Mandateve, "s'keni parë gjë akoma".

Seancën e sotme, gjyqtarja e Krimeve të Rënda Liljana Baku ka lënë në fuqi masën e bllokimit të pasaportës e marrë ditën e hënë, ndërsa Tahiri dhe avokati i tij mbrojtës e kanë kundërshtuar, duke i kërkuar ndryshimin e vendimit, me pretendimin se në ngarkim të ish-ministrit nuk ka prova të reja. Ndërsa avokati Maks Haxhia u shpreh se Gjykata nuk ka prova dhe asnjë fakt të ri në ngarkim të ish-ministrit. Ai u shpreh se Krimet e Rënda janë kthyer në Notere të Prokurorisë. "Nëse merren si provë biseda të përgjuara ku dy persona flasin për një politikan apo për Tahirin, atëherë jemi në Shqipëri dhe këtu ka fakte publike ku persona të ndryshëm përmendin dhe emrin e kreut të Gjykatës së Lartë Xhezahir Zaganjori në aferë korruptive dhe këto s'janë prova". Njëkohësisht, avokati mbrojtës i Tahirit, Maks Haxhia ka paralajmëruar se do ankimojë vendimin në Gjykatën e Apelit. 

Tahiri-gjyqtares: Çfarë provash keni ndaj meje?
Saimir Tahiri i ka kërkuar gjyqtares Liljana Baku provat e Prokurorisë në ngarkim të tij për dosjen "Habilaj". Ai kërkoi t’i hiqet masa e bllokimit te pasaportes. "Çfarë provash keni ndaj meje? Kërkoj të hiqni masën për bllokimin e pasaportës. S'keni prova të reja. Kam qenë në dijeni të këtyre provave që në krye të herës", i është drejtuar Tahiri gjyqtares së Krimeve të Rënda. Ai ka deklaruar gjithashtu se nuk ka asnjë arsye që të largohet jashtë vendit pasi ajo që i intereson është të zbardhet e vërteta. Ai ka thënë gjithashtu se ka udhëtuar me automjete të ndryshme, por asnjëherë i shoqëruar nga persona të inkriminuar.

Gjyqtarja Liliana Baku ju drejtua ish-ministrit me pyetjet: Këni diçka për të thënë në lidhje me lëvizjet jashtë vëndit të paraqitura si provë nga prokuroria?
Tahiri: Zonja gjyqtare unë kam lëvizur jashtë vëndit shumë herë, kam lëvizur me kë makinë kam dashur dhe në dijenin time me automjetin e asnjë personi të inkriminuar apo automjet krimineli. Ndërsa për automjetin të cilin unë e kam shitur me një kontratë, kam lëvizur me të por atë ma ka sjellë xhaxhai im dhe skam pasur kontakt me asnjë person tjetër. I them Gjykatës se s'kam asnjë problem me daljen jashtë vendit, asnjë merak, jam i gatshëm të qëndroj dhe brenda shtëpisë dhe në burg po duhet, por kundërshtoj principin mbi të cilin ju pa prova keni marrë një masë sigurie. 

Nga ana tjetër, prokurori Genti Osmani në seancë deklaroi se hetimet për ish-ministrin janë të hapura dhe në rast të provave të reja ata do t'i drejtohen sërish komisionit të mandateve edhe për masën e arrestit nëse do vlerësohet e nevojshme. 

Tahiri në hetime për dosjen "Habilaj"
Ish-ministri Tahiri prej 2 muaj është në hetim si i dyshuar për akuzën e trafikut të narkotikëve drejt Italisë nëpërmjet bashkëpunimit me grupin kriminal “Habilaj’’ drejtuar nga Moisi Habilaj i arrestuar për të njëjtën akuzë në Itali. Tahiri u thërrit dje për t'u paraqitur para Krimeve të Rënda, ndërsa në bazë të procedurës së kodit penal, ku personi ndaj të cilit është marra masa thirret brenda 5 ditësh për tja komunikuar. Vendimi i gjykatës erdhi pas daljes së përgjimeve të reja nga prokuroria italiane, të cilat shtojnë dyshimet e organit të akuzës për lidhje të ish-ministrit me grupin e trafikut të drogës i kryesuar nga Habilajt. 

Tre javë më parë, Tahiri udhëtoi në drejtim të Gjermanisë, vizitë e cila shkaktoi mjaft polemika pasi në autorizimin e miratuar nga Kuvendi, ku nuk u lejua arrestimi, thuhej se ish-ministrit i ndalohet të udhëtojë jashtë vendit. 
tahiri ne gjykate
(Tahiri i shoqëruar nga avokati Maks Haxhia)

tahiri
(Ish-ministri i Brendshëm në ambientet e Gjykatës së Krimeve)


  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje

Kosovë/ KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje