VD/Skandali i kandidatit të PD:
Jap paratë për rrugën nëse fitoj

Skandalet në Partinë Demokratike ndjekin njëra tjetrën. Pas gafave të kandidates së PD-së Rudina Hajdari, e cila u bë hit në rrjetet sociale, tashmë është një tjetër deklaratë shokuese që vjen nga demokratët.

Gjatë takimeve elektorale në Bulqizë ka qenë kryetari i PD-së së Dibrës, Defrim Fiku, i cili doli hapur duke thënë se nëse kandidati demokrat Edmond Isaku fiton mandatin e deputetit, atëherë siç i kishte premtuar do t’i japë atij paratë e tenderit për ndërtimin e rrugës.

Premtime bëjnë të gjithë por unë jam një nga ata që e mbaj fjalën dhe nuk bëj premtime kot. Ndaj i thashë që me marrjen e mandatit të deputetit nga Edmond Isaku, do t’i jap lekët dhe të ndërtojnë rrugën ose të bëjnë ç’të duan” tha kreu i demokratëve të Dibrës

Në fakt në aspektin ligjor, kjo deklaratë quhet me plot kuptimin e fjalës skandal, pasi tenderat jepen në mënyrë transparente pas një konkurrimi dhe kompania e cila përmbush kërkesat e pushtetit vendor apo qendror, fiton edhe tenderin.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave