Veliaj firmos vendimin: Nga nesër ndërpritet transporti publik në Tiranë dhe linjat me Kamzën e Vorën

Veliaj firmos vendimin: Nga nesër ndërpritet transporti publik në Tiranë dhe linjat me Kamzën e Vorën

Nga nesër do të bllokohet transporti publik në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, si mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Vendimi i plotë
Bashkia e Tiranes në kuadër të marrjes së masave për të mundesuar moslejimin e perhapjes se virusit COVID-19, njofton qytetaret se duke filluar nga data 12 mars deri ne nje afat te pacaktuar pezullohet:

i)                    sherbimi i transportit qytetes (linjat brenda qytetit te Tiranes),

ii)                  sherbimi i transportit rrethqytetes (linjat qe lidhin qytetin e Tiranes me ish njesite administrative/Komunat

iii)                sherbimi i transportit nderqytetes ushqyes (linjat qe lidhin Bashkine e Tiranes me Bashkine e Kamzes dhe Bashkine e Vores

Bashkia e Tiranës kërkon mirekuptimin e qytetareve per masen e pezullimit te perkohshem te ketyre sherbimive te transportit, por gjykon se masa eshte e domosdoshme per te ritur eficensen e sistemit te mbrojtjes ndaj perhapjes se metejshme te virusit


Lajmi kryesor:

Gati akti normativ për masat! Pas diskove e palestrave, mbyllen baret, gjobë 20 mln lekë kujt s'i zbaton, mbyllen urbanët në Tiranë dhe linjat me Kamzën e Vorën


  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Shkodër (EMRI)

Në kërkim nga Spanja për trafik droge, arrestohet i riu në Shkodër (EMRI)