Veliaj: Pas autobusëve të Unazës së Re, do i hiqet licensa një kompanie pastrimi në kryeqytet! Do i kalojë 'Eco Tiranës'

TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar se do i hiqet licenca një prej kompanive që bën pastrimin në një prej njësive administrative ku menaxhimi i mbetjeve linte shumë për të dëshiruar. Lajmi u bë i ditur nga vetë kryebashkiaku i cili njoftoi se tashmë licensa do i jepet kompanisë publike “Eco Tirana”.

“Siç mora një vendim të vështirë, por të drejtë për heqjen e licencës së një linje autobusi, po përgatitem për të marrë një vendim tjetër këtë javë, prapë për heqje licence, por tani të një operatori pastrimi. Ajo zonë, që ka qenë një nga zonat më problematike dhe ku kemi pasur më shumë vërejtje me atë operator, Loti IV, do t’i kalojë kompanisë publike “Eco Tirana” për të kryer pastrimin aty, sepse kjo histori duhet të marrë fund,” deklaroi ai, duke shtuar se, viti i ri shkollor duhet ta gjejë kryeqytetin në një situatë shumë të rregullt.

Një lajm i tillë u njoftua një ditë para ditës Botërore të Pastrimit, të shtunën e 18 Shtatorit, së cilës iu bashkua edhe Bashkia e Tiranës. Aksioni, që pritet të aktivizojë punonjës, por dhe shumë qytetarë të organizuar në mënyrë vullnetare në disa prej pikave më nevralgjike të caktuara në çdo lagje të Tiranës, është lançuar nga vetë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili ka njoftuar se kryeqyteti i rikthehet kështu traditës së përvitshme për pastrimin e qytetit. 

“Tani qyteti pastrohet si kurrë më parë. Kush vjen nga jashtë, - edhe delegacioni i Kancelares që ishte para pak ditësh, - e dallon dhe thotë: “Tirana është sot dita me natën”. Por pyetja është, - “a mjafton?” Qartazi nuk mjafton! Kur shikon që ka akoma njerëz që hedhin nga ballkoni, apo se si në koshat e vegjël që janë vetëm për përdorim të mbeturinave të konsumit hidhet qesja e mbeturinave industriale të shtëpisë, do të thotë që kemi ende shumë për të bërë, fillimisht për të ndryshuar mentalitetin. Ndaj jam edhe sot shumë i lumtur që, përveç uniformave të Bashkisë, shoh edhe shumë uniforma të vullnetarëve, pasi kjo nuk bëhet dot vetëm,” u shpreh Veliaj, duke nënvizuar se një qytet që do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022, fillimisht duhet të jetë i pastër.  

Viti 2021 është viti i katërt i Ditës Botërore të Pastrimit, të cilës i bashkohen 186 shtete. Për vitin 2022, Shqipëria është përzgjedhur edhe si vendi organizator i Ditës Botërore të Pastrimit.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush Kushtetuta vetëm duhet ndryshuar apo duhet një e re?

Komento

Komente

  • Turi: 17/09/2021 15:10

    Shpresoj te ndodhe e njejta gje dhe ne Vlore , sepse kjo firma Duka e ka lene qytetin ne gjendje te mjeruar por me pare duhet te zhduket kryebashkiaku Leli sepse nuk ka asnje lloj vlere eshte si nje dru i thate ne krye

    Përgjigju
  • Landi: 17/09/2021 11:25

    Sa here shikoj Erjonin mbushem me frymezim per te ardhmen. Erjoni per kryeminister i perjetshem!

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Dash Sula në ‘5 Pyetje nga Babaramo’: Mazhoranca nervoze nga vettingun në politikë! 'Foltorja'? Gabim i madh i Berishës, ‘gjyshi’ po gjuan me gurë lidershipin e PD-së