TIRANË, 4 Maj /ATSH-Gjergji Mima/ -Pas pjesëmarrjes në konventën parazgjedhore të LRI-së, kandidati i shumicës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj u ndal pasditen e së hënën në njësinë bashkiake numër 1 për dëgjesën e radhës me qytetarët.
Prezantimin e kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane me qytetarët në këtë zonë e bëri Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i cili ftoi qytetarët e kësa zone që të ndjekin drejtimin e duhur duke votuar Erion Veliajn si kryetarin e ri të bashkisë së Tiranës
Veliaj u ndal tek deklaratat e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili ka kërkuar votën e pushtetit vendor për të kundërshtuar qeverinë.
"Kryetari i opozitës thotë na jepni votën që të luftojmë qeverinë. Çfarë logjike është kjo? Kjo është logjika më primitive në botë. Ne na duhet një pushtet vendor që të punojë me qeverinë, që të zgjidhen problemet, jo një hanxhar për t'u përdorur kundër qeverisë. Vota jonë ka fuqi që të çojë gjërat në drejtimin e duhur, edhe për këta që kanë katër vjet që ecin kundravajtje", tha Veliaj. (vijon)
/f.n/