Ashtu siç ishte paralajmëruar, ka nisur dje në Tiranë një prej proceseve më të rëndësishme në historinë e pluralizmit shqiptar, ia i pastrimit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Komisioni i Pavarur i Apelimit, organi i shkallës së parë i Vetingut, ka zhvilluar dje seancën e parë dëgjimore me anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, në kuadër të kontrollit për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet e mundshme me krimin dhe aftësinë profesionale. Lulo nuk u paraqit në seancën dëgjimore, por u përfaqësua nga avokati Ardian Visha. Trupa gjykuese përbëhej nga Genta Tafa, Brunilda Bekteshi dhe Etleda Çiftja. Në seancë u lexuar një raport i ardhur nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, për pasurinë e Lulos. Sipas raportit të lexuar nga anëtarja Etleda Çiftja, gjyqtari nuk justifikon me burime të ligjshme pasurinë e deklaruar si dhe se ka bërë deklarim të rremë. Anëtarja e komisionit, Etleda Çiftja, ka deklaruar se procedurat filluan me një hetim të thellë dhe gjithëpërfshirës. Ndër të tjera, ajo ka sqaruar se në lidhje me rivlerësimin e pasurisë, ILDKP ka dorëzuar raport, ku theksohet se Fatos Lulo ka mungesë të burimeve financiare të pasurisë dhe ka kryer deklarim të rremë. Sipas KPK, Fatos Lulo deklaruar ka një depozitë financiare prej 480 mijë dollarësh në Kanada, një shtëpi në Kanada, apartament në Rrugën e Durrësit në kryeqytet, zyrë dhuratë si dhe një shumë prej 200 mijë dollarë dhuratë. Avokati sqaroi, se bëhej fjalë vetëm për 100 mijë euro dhuratë nga motra, por që ishte deklaruar dy herë. Megjithatë, Komisioni i Pavarur i Apelimit tha se bazuar në provat e administruara, ditën e premte do të merret vendimi për gjyqtarin Fatos Lulo nëse do të përjashtohet nga drejtësia, duhet të shërbejë në drejtësi apo duhet të ndjekë kursin e trajnimit. Përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit, i pranishëm në këtë seancë, nuk preferoi që t’i bënte pyetje avokatit të gjyqtarit.
Versioni i avokatit
Ardian Visha, avokati i gjyqtarit Fatos Lulo, gjatë seancës dëgjimore tha se Lulo nuk ka bërë asnjëherë shkelje me deklarimin e pasurisë. “Për sa i përket kontrollit të figurës profesionale, Lulos nuk i është gjetur asgjë. Reflektimi juaj për pasurinë pasqyron një material të ILDKP. Nuk ka pasur asnjëherë problematik për ILDKP. Për gjithë karrierën, Lulos nuk i është gjetur asnjë shkelje për deklarimin e pasurisë, prandaj bën habi për ne ky raport i ri i ILDKPKI. Lulo ka punuar avokat prej viteve ’90, pse ILDKP e konsideron me të ardhura zero gjatë këtyre viteve? Edhe apartamenti në rrugën ‘Sali Frashëri’ është i justifikuar, pasi këtu banon Lulo. Ka shkresë që Lulo provon të ardhurat, por Tatimet nuk kanë ruajtur të dhënat përgjatë viteve ’90”, tha ai.
Për pasurinë
Avokati Ardian Visha pohoi se motra e Fatos Lulos, paratë që i ka adhuruar këtij të fundit, i justifikon me bizneset që ka. “Apartamentin prej 50 mijë dollarësh e ka blerë nga të ardhurat si avokat. Motra e tij, Drita Lulo, i ka dhuruar 100 mijë dollarë, pasi këtë shumë e ka të justifikuar nga bizneset e saj. Ndërkohë, Lulo i ka dhuruar në vitin 1997 apartamentin e prindërve. Dy kontrata të tjera që Drita Lulo ka nënshkruar me Fatos Lulon. Raporti si vëlla e motër zhbën akuzën për mosjutifikim të pasurisë që Drita Lulo i ka dhuruar një zyrë vëllait të saj dhe 100 mijë dollarë për shkollimin e fëmijëve. Motra i ka dhuruar në 2006, 200 mijë dollarë gjyqtarit, pasi është pronare me 33% të një kompanie ndërtimi në kryeqytet. Dy dhurata nga e motra, shumën prej 100 mijë dollarë dhe një zyrë në rrugën e Durrësit për Lulon”, tha Visha. Ai foli edhe për një hua 480 mijë dollarë. “Në Kanada Lulo i ka marrë hua 480 mijë dollarë motrës së saj, ka prenotuar një banesë, por nuk e ka marrë atë, duke lejuar rishitjen e saj dhe duke i rikthyer shumën 480 mijë dollarë të motrës. Faktet janë të verifikueshme, pasi Lulo nuk ka shtëpi në Kanada. Gjatë detyrës si gjyqtar Lulo ka shtim pasurie vetëm 100 mijë dollarë të dhuruara nga e motra dhe një zyrë në përdorim”, tha avokati.
Pasuria e Fatos Lulos nga Kanadaja në Shqipëri
Një ditë para se të zhvillohej seanca dëgjimore, Shqiptarja.com zbardhi pasurinë e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo. Referuar deklaratave të pasurisë, të dorëzuar pranë ILDKPKI, Fatos Lulo deklaron se në vitin 2009, motra i ka falur një ambient, zyrë, me sipërfaqe 172 m2 në Tiranë. Në vitin 2008, anëtari i Gjykatës Kushtetuese deklaron se motra i ka dhuruar 100 mijë USD. Edhe në vitin 2007, gjyqtari thotë se i ka dhuruar motra 100 mijë USD, U duke e paqartë nëse bëhej fjalë për dy shuma të ndryshme apo për të njëjtën shumë që ka deklaruar në vitin 2008. Gjithsesi, gjatë seancës së djeshme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit,duke iu referuar një raporti të ILDKP, tha se motra i kishte dhuruar 200 mijë USD. Ndërkaq, në vitin 2005, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo deklaron se ka shitur një apartament në Kanada, me vlerë 160 mijë USD kanadezë. Kjo pasuri nuk rezulton e deklaruar më parë. Po gjatë vitit 2005, gjyqtari Fatos Lulo deklaron se shitur një makinë me vlerë 12 mijë euro. Në vitin 2005, thotë se ka i shlyer një borxh motrës me vlerë 480 mijë USD. Lulo thotë se këtë shumë parsh e ka shlyer me shitjen, moshapjen e biznesit të planifikuar si dhe nga të ardhurat nga puna e tij. Në vitin 2003, Fatos Lulo deklaron një apartament banimi me sipërfaqe 109 m2, me vlerë 9.3 milionë lekë. A thotë se këtë apartament e ka blerë nga kursimet familjare si dhe nga shitja e një pasurie të paluajtshme. Po ashtu, gjyqtari deklaron një tjetër apartament banimi me sipërfaqe 150 m2, me vlerë 14.2 milionë lekë ose 140 milionë lekë të vjetra. Lulo pohon se këtë pasuri e ka blerë nga të ardhurat si avokat. Subjekti deklaron edhe një zyrë me sipërfaqe 74 m2, me vlerë 13.8 milionë lekë ose 138 milionë lekë të vjetra, blerë gjithashtu nga të ardhurat si avokat. Anëtari i Gjykatës Kushtetuese deklaron edhe një makinë me vlerë 15 milionë lekë të vjetra. Nga deklaratat e pasurisë, bie në sy edhe një pikturë me vlerë 5 milionë lekë të vjetra, blerë sipas tij nga kursimet. Gjithashtu, Fatos Lulo deklaron edhe një depozitë jashtë vendit me vlerë 400 mijë dollarë kanadez ose 306 mijë dollarë kanadezë. Ndërkaq, si të ardhura bazë, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo deklaron vetëm pagën e tij dhe të bashkëshortes në vite të ndryshme kalendarike.
Tre opsionet për gjyqtarin që po i nënshtrohet Vetingut
1. Konfirmimi në detyrë
1. Konfirmimi në detyrë i jepet subjektit të rivlerësimit në rast se plotësohen së bashku
kushtet e mëposhtme:
a) kur arrin nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë;
b) kur arrin nivel të besueshëm në kontrollin e figurës;
c) kur arrin një nivel minimal kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale.
2. Parashikimi i paragrafit të mësipërm nuk zbatohet për rastin e parashikuar në nenin 61, pika 5, të këtij ligji.
3. Komisioni arsyeton në vendimin e tij se subjekti i rivlerësimit konsiderohet i
përshtatshëm për të vazhduar ushtrimin e detyrës, duke shpjeguar arsyet e mosmarrjes së
masës disiplinore.
4. Pavarësisht se subjektit të rivlerësimit i jepet vendim për konfirmimin në detyrë, Komisioni ka të drejtë të transferojë çështjen pranë organit kompetent për inspektim në rast se evidenton shkaqe që përbëjnë shkelje disiplinore, sipas legjislacionit që rregullon statusin e gjyqtarëve ose prokurorëve, ose në rast se evidenton shkaqe për t’u marrë parasysh gjatë vlerësimit periodik të tij. Ndaj këtij vendimi nuk mund të bëhet ankim. Organi kompetent fillon menjëherë shqyrtimin e shkaqeve, sipas legjislacionit që rregullon statusin e gjyqtarëve ose prokurorëve.
2. Pezullimi nga detyra
1. Pezullimi nga detyra dhe detyrimi për të ndjekur programin e trajnimit për një periudhe
1-vjeçare i jepet subjektit të rivlerësimit nëse janë evidentuar mangësi në aftësitë e tij profesionale që mund të plotësohen.
2. Në rast se subjekti i rivlerësimit përfundon programin e trajnimit, Shkolla e Magjistraturës i paraqet Sekretarit të Përgjithshëm të Komisionit dhe vëzhguesve
ndërkombëtarë rezultatet e provimit përfundimtar, duke u shprehur nëse mangësitë janë
mënjanuar ose jo.
3. Komisioni njofton subjektin e rivlerësimit brenda 10 ditëve të paraqesë një shpjegim me shkrim mbi arsyet e mospërfundimit me rezultate të kënaqshme të programit të trajnimit gjatë periudhës së pezullimit. Një kopje e këtij njoftimi i dërgohet vëzhguesit ndërkombëtar.
3. Shkarkimi nga detyra
Shkarkimi nga detyra i subjektit të rivlerësimit jepet si masë disiplinore në këto raste:
1. Kur rezulton se ka deklaruar më shumë se dyfishi i pasurisë së ligjshme gjatë vlerësimit të pasurisë, përfshirë edhe personat e lidhur me të.
2. Kur rezulton me probleme serioze gjatë kontrollit të figurës, sepse ka kontakte të
papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar që bën të pamundur vazhdimin e detyrës.
3. Kur rezulton se ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të figurës dhe pasurisë, sipas parashikimeve të neneve 39 dhe 33 të këtij ligji.
4. Kur rezulton si i papërshtatshëm nga vlerësimi i aftësive profesionale.
5. Në rast se nga vlerësimi tërësor, në kuptim të nenit 4, pika 2, të këtij ligji, rezulton se subjekti i rivlerësimit ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë dhe ndodhet në kushtet e pamundësisë për plotësimin e mangësive nëpërmjet programit të trajnimit.
s.k/shqiptarja.com
Ah sa keq qe nuk me ka dhuruar edhe vellai ndonje lek!!! Si tja bej me te tjerat
PërgjigjuPo si nuk i shkoj mendja edhe atij avok...t ta kishe thene kete ne seancen degjimore. Ahhhhhh sot duhet me i bo tgjitha vet bre.
Do ja u rruani ketij dhe te tjereve!Shqiperine nuk e ben dot Askush!Eshte e Pashprese!
Përgjigju