VIDEO/ Dy gola në dy ndeshjet e para, Arbër Hoxha shkëlqen në Kroaci! Mirlind Daku më i miri në Rusi

VIDEO/ Dy gola në dy ndeshjet e para, Arbër Hoxha shkëlqen në Kroaci! Mirlind Daku më i miri në Rusi

Arbër Hoxha

Sulmuesi i Kombëtares dhe i Dinamos së Zagrebit, Arbër Hoxha ka vazhduar shkëlqimin në Kroaci me fanellën e Bluve. Ylli shqiptar ka shënuar në derbin e javës përballë Osijekut. Ishte minuta e 21-të e ndeshjes, kur Hoxha barazoi rezultatin në 1-1.

Sulmuesi i krahut i Kombëtares, pasi golit të shënuar në ndeshjen e javës së parë ndaj Istras, bëri të njëjtën gjë edhe dje në javën e dytë në transfertën përballë Osijek.

Ndërkohë, Mirlind Daku u shfaq sërish protagonist në Rusi me Rubin Kazan, me këta të fundit që luajtën në transfertë kundër Rostov, sfidë e vlefshme për javën e 4-të të kampionatit rus e cila përfundoi në barazim 1-1.

Performanca e shkëlqyer dhe goli i rradhës e kanë nxjerrë bomberin kuqezi si më të mirin e ndeshjes pas votave të tifozëve. Daku vijon javë pas jave performancat e sakta duke u konfirmuar si ndër lojtarët shqiptarë më në formë të momentit.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Atletico Madrid zyrtarizon transferimin e sulmuesit Julian Alvarez nga Manchester City

Zyrtare/ Atletico Madrid zyrtarizon transferimin e sulmuesit Julian Alvarez nga Manchester City