Presidenti i Tunizisë, Beji Caid Essebsi ka bërë një gafë diplomatike në marshimin që u mbajt në Tunizi ku mijra protestues marshuan në shenjë solidarizimi për sulmet terroriste të 18 marsit. Ai ju drejtua presidentit Francez, Francois Hollande, i cili ishte pjesë e marshimit, duke e quajtur si “Fransua Miteran”. Pasi e kuptoi gabimin, kërkoi ndjesë për ngatërresën duke e përqafuar Hollande. 

Të pranishmit në marshim por edhe vetë Hollond ju përgjigjën kësaj gafe me buzëqeshje.

Demonstruesit, marshuan drejt Muzeut Kombëtarë Bardosë, i cili ishte objekt i sulmeve më 18 mars, ku mbetën të vdekur 22 persona, nga të cilët 21 ishin turistë Francez, Italian, Anglez, Japonez, Kolumbian dhe 1 ishte shtetas Tunizian