Grida Duma është padyshim një ndër figurat më të komentuara. Duma ka qenë pjesë e politikës, ndërsa tashmë e shohim në ekran si prezantuese.
Grida Duma është treguar gjithnjë e rezervuar sa i takon daljeve publike me familjarë dhe ka qenë shumë private në jetën e saj personale.
Por duket se Duma ditët e fundit i ka thyer paksa ‘rregullat’, pasi është shfaqur me nënën e saj në publik, teksa kanë marrë pjesë në një shfaqje operistike. Nga fotot që ka shpërndarë vetë Grida, shihet ngjashmëria e saj me nënën, si në elegancë dhe në stil.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)