Video/Berisha në 1990: Mirënjohja e madhe shkon për shokun Ramiz Alia, udhëhoqi demokratizimin e Shqipërisë

Fakte të pakontestueshme konfirmojnë se Sali Berisha ishte një nga personat më të besuar të kupolës së regjimit komunist, Bllokut, Byrosë Politike dhe sidomos i presidenti Ramiz Aliaj dhe familjen e Enver Hoxhës, me të cilën kalonte fundjavat. Si i tillë, Berisha u përzgjodh për t’u infiltruar me shpejtësi në lëvizjen e studentëve, ku më pas mori edhe drejtimin e Partisë Demokratike, të cilën e kontrollon edhe sot. Disa foto të publikuar vite më parë të Berishës në varkë dhe pranë oxhakut me familjen e Enver Hoxhës, foto të cilat konfirmonin raportet e ngushta shoqërore dhe politike, tronditën besimin tek një pjesë e demokratëve.

Ndërkaq, një tjetër provë për raportet mes Berishës dhe Bllokut është fjalimi i tij në vitin 1990, ku i thur lavde Ramiz Alisë para mijëra qytetarëve që kundërshtonin regjimin. Siç edhe duket në këtë video, Berisha e konsideron Ramiz Alinë udhëheqësin e demokratizimin e Shqipërisë, me të njëjtën mençuri dhe guxim që ka udhëhequr ushtrinë në betejat çlirimtare, gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Në këtë mes, mirënjohja jonë e madhe shkon, së pari, tek presidenti shoku Ramiz Alia, i cili me një mençuri dhe guxim që udhëhoqi njësitë e mëdha të ushtrisë sonë në betejat çlirimtare, udhëhoqi vendin tonë në betejat e reja për demokratizimin e Shqipërisë”, shprehet Berisha.

Më pas për interesa të pushtetit, Berisha u shndërruar nga komunisti me i flaktë në antikomunist, duke luajtur këtë kartë për 30 vite me radhë. Berisha nisi të shfaqej si antikomunist vetëm në fund të vitit 1991. Madje, dëshmitarët okularë të takimit të Ramiz Alisë me intelektualët më 10 gusht të vitit 1990, kanë rrëfyer se Berisha ka deklaruar se shqiptarët nuk ishin gati për pluralizëm. “Unë, në radhë të parë, i përmbahem një shprehjeje: Never say never!. Kurrë mos thuaj kurrë. Unë jam i bindur se në stadin aktual ky popull nuk është i përgatitur edhe po t’ia japësh. Jam për pluralizmin e mendimit”, ka pohuar Berisha në takim, sipas Hamdi Jupes, pohim i cili nuk është mohuar kurrë nga Berisha.

Më vonë Berisha ka sajuar një alibi se pse vazhdonte t’i thurte lavde Ramiz Alisë. Sipas tij “Ishte një strategji që kërkonte çështje kohe ku forcat demokratike duhet me çdo kusht të shmangnin përballjen me dhunë”. Ndërkaq, në një intervistë të një ditë më parë, Berisha tha se nuk pranuar që të punojë si mjek i udhëheqjes së Partisë së Punës, ndërsa gënjeu sërish për raportet me familjen Hoxha. “E kam pasur sigurisht si ofertë, por nuk kam pësuar asgjë për hir të së vërtetës... Kam pasur një miqësi të padiskutueshme me të renë e tij, Liljana Hoxhën dhe djalin e tij sokol Hoxhën”.

Ish-sekretari i Ramiz Alisë, Guro Zeneli, njeriu më i besuar dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i tij, ka deklaruar se ishte Ramiz Aliaj ai që caktoi Berishën për të shkuar tek studentët. “Janë takuar kur Ramiz Alia bëri mitingun, kur u mblodh e gjithë rinia. Atje janë takuar. Ramizi u interesua të gjente se cilët ishin ata që udhëhiqnin lëvizjen. Kush ishin kryesorët etj. Doli që ishin nga Tropoja. Në këto kushte u caktua Xhelil Gjoni dhe Sali Berisha që të bisedonin me djemtë e Tropojës, Azemin etj. Berisha u caktua se ishte nga Tropoja, ndërsa Xhelili se ishte nga veriu”, ka pohuar ai.

Ndërkaq, njëri ndër udhëheqësit e Lëvizjes Studentore të 8 Dhjetorit 1990, Myftar Gjana, ka pohuar se Ramiz Alia i ka besuar Berishës edhe drejtimin e PD-së. “Si duket Meksi prishi një skemë të të dërguarve të Katovicës në Kryesinë e PD-së dhe në ato vështirësi që ishte, me refuzimin e studentëve që po bëheshin gati për të vdekur në grevë pas tri ditësh (Kam një procesverbal origjinal të mbledhjes së Komisionit nismëtar të atyre ditëve) e me presionin politik të Ramiz Alisë, një muaj para zgjedhjeve të 22 Marsit 1991, Meksi u dorëzua humbës si Hasan Prishtina në vitin 1924 që qëndroi vetëm 24 orë kryeministër”.

Nga ana tjetër, Ramiz Alisë, në mbledhjen e Byrosë Politike në 13 Dhjetor të vitit 1990, shprehet se Sali Berisha ishte i besuari i Byrosë Politike. Aliaj lë të kuptohet se Sali Berisha ishte porositur nga ai për të kritikuar regjimin komunist në gazeta.

I.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vangjush Xhina Petro bleta: 16/12/2020 12:55

    Ore që salmut loqja është një pler e denkopozuar e di gjith Shqipria. Po maloku salmut duhet mbyllur në çmendin e Elbasanit se mos na vret veten e na dhjeu ngelemi pa dëgjuar lefjet e tija të përditshme. I përjetshëm qoft kujtimi i salhe qenit.

    Përgjigju
  • Lame: 16/12/2020 04:38

    Me shume gjasa eshte e vertete. Berisha qe dhe eshte nje pinjoll i denje komunist qe mbrojti trashegimine dhe trashegimtaret komuniste pas viteve 90. Ajo qe nuk arrij te kuptoj nga autori i nderuar i shkrimit, eshte se ne cfare konteksti e ka? Qe Ramizi infiltroi ne PD Berishen? Qe Berisha qe dora e komunisteve e per rrjedhoje PD mbeti e infektuar? Por kjo nuk do te thote qe trashegimtarja e Partise se Punes, PS, oshte dhe eshte shpetimi nga krishti. Apo Rama vete krishti! Perkundrazi. Ashtu si dhe Berisha, edhe Rama u mor nga Nano dhe instalua minister, kryetar bashkie, partie e tani e kemi mullar qeverie. A nuk e kupton o shkrues se keto individe vetem fytyren dhe gjeneralitetet kane te ndryshme. Por background e kane te njejte: neokomuniste.

    Përgjigju
    • Arbëri: 16/12/2020 08:58

      Që të dy janë trashigimtar të diktaturës me ngjyra të ndryshme...!!!

  • Populli: 15/12/2020 23:04

    Mos ishte amerika qe po ja keput zvergun ky do ishte me i keq se enveri.. Diktatoret ne demokraci jane sh me te rrezikshem

    Përgjigju
  • Emo Ramiz: 15/12/2020 22:06

    Na le peshqesh nje bajge Berishen

    Përgjigju
  • Vicidoli: 15/12/2020 22:01

    Mirnjohje jo vec per Ramiz Aline por edhe per Bace Enverin

    Përgjigju
  • vjeshta: 15/12/2020 21:43

    Ramiz Aliaj i sat'ëme,o injorant! Konfirmon,pidhin e motrës tënd,o idiot!Konsideron pidhin e gruas tënde o gomar! Shkruani shqip o bythqira,se po e shkatërroni gjuhën shqipe ,o muta!

    Përgjigju
  • goni: 15/12/2020 21:15

    dite e zeze e historise sone dy kara si keta moren kontrollin ...pffff

    Përgjigju
  • Turi: 15/12/2020 21:07

    Ke te drejte o Fatmir nuk duhet te meren fare me nje plehre si ky nuk ja vlen fare eshte vk

    Përgjigju
  • FATMIRI: 15/12/2020 20:32

    KETI KANCERIT JA DI POPULLI TE GJITHA KRIMET DHE HAJDUTRIT QE KA BER PRANDAJ MOS E JEPNI LAJM KETI VARI TOPET

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se strukturat shtetërore i kanë kapacitetet për të përballuar stinën e përmbytjeve?



×

Lajmi i fundit

John

Putin: Njerëzit e vaksinuar me Sputnik nuk duhet të privohen nga e drejta për të udhëtuar