Liqeni i Shkodrës është më i madhi në gadishullin e Ballkanit dhe shtrihet në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Teksa ka shpërndarë një video nga ky liqen, kryeministri Edi Rama thekson se së shpejti, pritet t’i bashkohet listës së zonave të Biosferës së mbrojtur nga UNESCO.
“Mirëmëngjes dhe me këtë kartolinë nga Liqeni i Shkodrës, me shpendin simbol të tij, pelikanin dalmat (Pelecanus crispus), që shumë shpejt pritet t’i bashkohet listës së zonave të Biosferës së mbrojtur nga UNESCO, ju uroj një ditë të mbarë”,shkruan Rama në rrjetet sociale.
Përfshirja e liqenit të Shkodrës në UNESCO, i njohur si një ekosistem me vlera të rralla, fuqizon profilin e Shqipërisë në diplomacinë mjedisore, teksa nxit zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve lokale dhe prodhon bashkëpunime në menaxhimin e qëndrueshëm të ekosistemeve të përbashkëta.
Një ditë më parë 'Lahuta', një nga simbolet më të çmuara të identitetit kulturor shqiptar, u përfshi zyrtarisht në listën e UNESCO-s si pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale që kërkon mbrojtje urgjente.
Komente











