VIDEO-LAJM/ Berisha si Kim Jong Un, shkon në SPAK me makinën e rrethuar nga 20 truproja

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit sot (11 Shtator) në SPAK, teksa e ka lënë godinën pak minuta më parë, të shoqëruar me një fjalim në mikrofon para mbështetësve të tij.

Por ajo që ra më shumë në sy ishte momenti i mbërritjes dhe ai i largimit të kryetarit të PD, i cili prej datës 30 Dhjetor 2023 ndodhej nën arrest shtëpiak dhe vetëm ditën e sotme doli nga banesa, pas lejes që iu dha, teksa iu komunikua edhe akuza e korrupsionit pasiv, për dosjen e “Kompleksit Partizani”.

Teksa mjeti kalonte nëpër turmën e mbështetësve që nuk ishin edhe aq të shumtë, në videon që po publikon Shqiptarja.com dhe Report TV, bie në sy ai i shoqëruesve që rrethonin mjetin, e që të kujtonin pamjet e paradave të liderëve autoritarë si ai koreano-verior Kim Jong Un, ku dhjetëra truproja rrethojnë mjetin dhe e shoqërojnë për efekte të sigurisë.

Rreth 20 persona u panë përqark veturës së ish-kryeministrit në mbërritje dhe largim, që pengonin personat e ndryshëm të afroheshin apo të tentonin ndërhyrje dhe kontakt fizik.

E gjithë makina në çdo pëllëmbë me persona që mbanin duart hapur dhe madje mbështeteshin pas trupit të mjetit si gardh sigurie, sikur t’i trembeshin ndonjë sulmi.


Lajmi kryesor:

Afera 'Partizani'/ SPAK merr zyrtarisht të pandehur Sali Berishën dhe dhëndrin! Akuzohen me 500 faqe për korrupsion në bashkëpunim! Ish kryeministri i sulmon: Shpella e krimit të organizuar


A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj mesazh për 11 shtatorin: Gjeneratave të ardhshme duhet t'u lëmë trashëgimi vlerat demokratike dhe jo sulmet e pakicave të dhunshme

Erion Veliaj mesazh për 11 shtatorin: Gjeneratave të ardhshme duhet t'u lëmë trashëgimi vlerat demokratike dhe jo sulmet e pakicave të dhunshme