VLORË- Fluksi i lartë i vizitorëve në Vlorë ka shkaktuar bllokim të rrugës nga Zvërneci deri në Vlorë. Pamjet e Report Tv tregojnë se si rrallëherë në këtë zonë, trafiku i rënduar ka qenë më i madh krahasuar me vitet e kaluara.
Fluksi i madh i automjeteve vjen nga pushuesit të cilët kanë qenë sot në plazhet e Zvërnecit.
Por problemi I trafikut të rënduar ka qenë thuajse I përditshëm në rrugët e Vlorës dhe jo vetëm, për shkak të numrit të lart të turistëve këtë vit.
Komento