VIDEOLAJM/ Kolonjari 'çmallet' me Berishën: Kemi ngrënë në një kazan bashkë në Kavajë! Kam qenë anëtar i PPSH si ti!

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në Kolonjë, ku ka zhvilluar një takim me qytetarët. Berisha dëgjoi shqetësimet dhe sugjerimet e tyre. Por, një i moshuar nuk hezitoi t’i thotë, dy gabimet që ish-kryeministri ka bërë dhe kërkoi që t’i korrigjonte. Sipas tij, gabimet që janë bërë qëndrojnë në ndarjen territoriale dhe sistemin gjyqësor.

“Jemi moshatar. Unë kam qenë student, nuk jam anëtar i PD. Ju doktor në Kavajë, kemi ngrënë në një kazan ushtrie bashkë. Hera e parë që takohemi bashkë. Unë nuk kam qenë me politikën sepse kjo politikë është kaotike dhe nuk më ka pëlqyer. Kam qenë anëtar i Partisë së Punës.

Sot nuk kam asnjë interes politik. Por do të jap disa mendime. Po ju ndjek për atë arsye që keni thënë se do të bëjmë një ekonomi sovrane. Ekonomia liberale e mbylli ciklin.

I duhet të korrigjoni dy gabime që keni bërë vetë. E para ndarjen territoriale dhe sistemin gjyqësor. Shkaku që u prish Kolonja, ishte heqja e gjykatës dhe prokurorisë.

Nuk ka Shqipëria nevojë për 61 bashki, të bëhet sikur ishin në kohën tonë, 25 apo 26. 26 rrethe, gjykata dhe prokurori, nuk është kosto e madhe. E dyta që duhet të korrigjosh, është prishja e instituteve të studimeve të kërkimeve. Duhet t’i kthehemi prodhimit vendas. Ekonomia duhet të prodhojë. Tregtia është futja t’ja fusim”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Ballkani i Hapur/ Berisha: Rama mbron Serbinë nëpër samite! Jam gati të shkoj në çdo organizatë të diskutoj! Shumëzon qytetarët me zero


G.MO/a.m./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!

Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!