Operacione anti-kanabis në Krujë dhe Lezhë, asgjësohen qindra bimë narkotike! Policia në kërkim të kultivuesve

Konkretisht në 2 fshatra të Krujës, Cudhi Kamp dhe Kroi i Madh janë gjetur dhe asgjësuar 700 bimë narkotike ‘kanabis’ ndërsa operacioni vijon në fazën e 14-të. Për bimët narkotike të asgjësuara nuk është arrestuar asnjë person.

Një pjesë e vogël e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.

Ditën e djeshme u asgjësuan po nëpërmjet djegies, 108 bimë kanabis të kultivuara në fshatin Shqezë të Krujës. Ndërsa ende nuk dihen personat që i kanë kultivuar. Prej ditësh në zonat malore dhe të pyllëzuara të Krujës, po zhvillohen operacione antikanabis me qëllim asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella nga persona të ndryshëm. Deri më tani janë asgjësuar me mijëra bimë kanabis të kultivuara.

Ndërsa në Lezhë, në dy fshatra u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies 436 bimë narkotike. Tashmë operacioni antikanabis në Lezhë ka hyrë në fazën e 13-të, ku janë asgjësuar 16 573 bimë narkotike. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:54
Operacion antikanabis në Lezhë, asgjësohen 436 bimë narkotike të kultivuara në 2 fshatra

Në Lezhë operacioni i policisë ka vijuar në fazën e 13-të për asgjësimin e lëndëve narkotike. Nëpërmjet aksionit të zhvilluar, janë gjetur dhe asgjësuar 436 bimë narkotike ‘kanabis’ të kultivuara në fshatrat Fregen dhe Gjobardhaj në njësinë administrative të Ugrej.

Konkretisht:

-në fshatin Fregen, u gjetën të kultivuara 300 bimë narkotike cannabis sativa;

-në fshatin Gjobardhaj, u gjetën të kultivuara 136 bimë narkotike cannabis sativa.

Ndërkohë që vijojnë kërkimet për gjetjen e autorëve, deri më tani raportohet se numri i bimëve narkotike të kultivuara që janë asgjësuar arrin deri në 16 573 të tilla.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Britania i hapi rrugë dërgimit të emigrantëve në Ruanda, avokati: Do çohen edhe shqiptarët, vendim i paligjshëm

Britania i hapi rrugë dërgimit të emigrantëve në Ruanda, avokati: Do çohen edhe shqiptarët, vendim i paligjshëm