Viti politik i PS dhe Shqipëria si mikpritëse e BE! Nga Këshilli i Sigurimit, çelja e negociatave e deri te samiti në Tiranë, si u mbyll kapitulli i 2022-t

Pas fitores në 25 prill 2021 me 768 mijë vota, socialistët u rikonfirmuan në pushtet në mandatin e tretë qeverisës, duke e kthyer këtë forcë politike më jetëgjatën që drejton vendin që nga rënia e komunizmit.

Unë dua, që nga unë i pari, të nisim një përpjekje reale, serioze, të vërtetë e të vështirë, sa të duash, për t’u bërë shumë më të vetëdijshëm në çdo qelizë, se çdo fjalë që nxjerrim, çdo vendim që marrim, çdo veprim që bëjmë dhe çdo hap që duam të hedhim, ndikon për mirë ose për keq direkt mbi njerëzit e këtij vendi, mbi të rinjtë që gjuhën e nënës kanë shqipen, mbi shëndetin shoqëror e moral të popullit tonë, mbi vetë të ardhmen e Shqipërisë e të kombit shqiptar.

Me këto fjalë në fjalimin e mbajtur pas fitores në sheshin ‘Skënderbej’, kryeministri Edi Rama, paralajmëroi një vëmendje të shtuar ndaj Shqipërisë dhe imazhit të saj në arenën ndërkombëtare.

Por sa e shtuar ishte kjo vëmendje në aksionet e qeverisë përgjatë vitit 2022?

Këshilli i sigurimit OKB, 11 qershor 2022, New York

Një zhvillim i rëndësishëm ishte zgjedhja për herë të parë e Shqipërisë me 175 vota si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB për një mandat 2 vjeçar, i cili filloi më 1 janar 2022 e do të vazhdojë edhe përgjatë 2023. Gjatë këtij viti të parë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit Shqipëria ka qenë aktive, sa i takon zhvillimeve që pasuan luftën në Ukrainë. Së bashku me SHBA Shqipëria ka ndërmarrë disa nisma ku dënohet agresioni rus në Ukrainë, mes tyre edhe rezoluta e  miratuar nga OKB që dënonte anegsimin e disa rajoneve ukrainase në fund të shtatorit 

Por në krye të objektivave të mazhorancës mbetej Integrimi në BE. Pas disa takimeve të zhvilluara njëra pas tjetrës në Bruksel dhe jo vetëm më 19 korrik 2022, në kohën kur kur kishin kaluar pothuajse 16 vite që nga firmosja e marrveshjes së Stabilizim-Asocimit, dhe afro 8 vite që nga marrja e statusit të vendit kandidat, Shqipëria celi zyrtarisht negociatat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

Në fillim të qershorit në Ohër, liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Malit të Zi u mblodhën në kuadër të Ballkanit të Hapuir, ku firmosin marrëveshje dhe 3 memorandume bashkëpunimi mes tre vendeve memorandumet në fushën e turizmit, kulturës dhe administratës tatimore. Rama, Vuçic dhe Kovaçeski ranë dakord për njohjen reciproke të diplomave dhe gradave shkencore në fushën e arsimit.

Mbledhje e përbashkët Shqipëri-Kosovë, 20 Qershor, 2022

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm gjatë këtij viti politik, ishte mbajtja në qershor në Prishtinë e mbledhjes së përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë. Në këtë takim të tetë u firmosën disa marrëveshjeve nga dyja palët, kryesisht në  infrastrukturë portuale dhe hekurudhore, projekti i portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës-Prishtinë, si dhe Porti i thatë në Kosovë.

Open Balkan, 1 shtator 2022, Beograd

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski u bënë bashkë në hapjen e Panairit të parë ndërkombëtar të verës, “Vizioni i verës” të Ballkanit të Hapur, ndërsa takimet u pasuan më pas në kontekst politik për të rritur bashkpunimin bilateral mes vendeve.

Komuniteti Politik Europian, 6 Tetor 2022, Pragë

Liderët e të gjitha shteteve evropiane, përveç Bjellorusisë dhe Rusisë u takuan në Kështjellën e Pragës më 6 tetor për të diskutuar për çështjet që lidhen me situatën e sigurisë në kontinent. Në këtë takim, u prezantua Bashkësia Politike Evropiane – një ide që fillimisht është promovuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe u vu në zbatim në bashkpunim mes Shqipërisë dhe Hollandës. Të gjithë liderët biseduan për sanksionet ndaj Rusisë si dhe për një bashkëpunim më të ngushtë mes vendeve për të kapërcyer krizën energjetike që ka përfshirë botën pas luftës në Ukrainë.

Procesi i Berlinit, 3 nëntor 2022, Berlin

Siguria energjetike, tranzicioni i gjelbër, angazhimi i rajonit për të përshpejtuar zbatimin e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, iniciativa për të rritur zhvillimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, ishin fokus i diskutimit disa orësh në Gjermani, midis kryeministrit Edi Rama, kancelarit federal Olaf Scholz, liderëve nga Ballkani Perëndimor si dhe përfaqësuesve të vendeve pjesëmarrëse të BE-së.

Shqipëri-Kosovë, mblidhen dy kuvendet, 27 nëntor 2022, Tiranë

110-vjetori i pavarësisë bëri bashkë në Tiranë, parlamentarët e Shqipërisë dhe të Kosovës. Për herë të parë, ligjvënësit e dy Kuvendeve u mblodhën, më 27 nëntor në orën 10:00, në sallën e seancave plenare. Mbledha zgjati rreth 2 orë, ndërsa figurat më të rëndësishme politike nga të dy krahërt përcollën mesazhe të forta bashkpunimi dhe afrimiteti.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, 6 dhjetor, Tiranë

Zhvillimet politike dhe roli i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare kulmuan në 6 dhjetor, kur për herë të parë Tirana u kthye në epiqendrën e politikës europiane. Liderët e Bashkimit Europian vendosën që të mbajnë një samit për Ballkanin Perëndimor jashtë hapësirës së Bllokut. Ky takim i Tiranës mes liderëve të BE dhe të rajonit të Ballkanit u konkretizua me përfitime konkrete për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, duke nisur që angazhimi i Universiteteve Shqiptare në programet e BE për arsimin Erasmus Plus, si dhe përgjysmimi I tarifave rooming.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • iliri: 30/12/2022 01:42

    askujt nga europianet ne mbledhje ne tirane nuk i shkonte ne mend qe njerez me fustanella do vallzonin per ta,,,surprize e bukur nga qeveria jone qe nuk ndodh ne europe...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Fondacioni italian nga Molise, mbjell ullinj autoktonë nga Termolij në Parkun Europa, Veliaj: Simbol i miqësisë mes dy vendeve tona

Fondacioni italian nga Molise, mbjell ullinj autoktonë nga Termolij në Parkun Europa, Veliaj: Simbol i miqësisë mes dy vendeve tona