Vizita e Ramës në Beograd, Patozi: E paqortueshme

TIRANE- Deputeti i PD-së, Astrit Patozi komentoi nëpërmjet rrjetit social"Facebook",  vizitën e kryeministrit Edi Rama në Beograd.
"Por nëse do të më pyetnin për paraqitjen e tij dje në Beograd, do të thoja pa mëdyshje se, minimumi, ishte e paqortueshme. Kjo nuk e cliron aspak Edi Ramën nga përgjegjësitë për të tjerat dhe, as më bën mua më pak opozitar", shkruan deputeti i opozitës.
Ai shprehet më tej se "për Edi Ramën, si kryeministër dhe udhëheqës i Partisë Socialiste, kam një mijë e një rezerva. Te cilat i kam shprehur dhe do të vijoj t'i shpreh sa herë të më jepet mundësia. Ndërkohë, as që e pretendoj se ia njoh të gjitha gafat, dobësitë dhe skandalet, që e kanë shoqëruar atë në gjithë karrierën e vet të gjatë politike".
Në përfundim deputeti Patozi  shkruante "për fansat e tij politikë dhe mediatikë kam vetëm një fjali: Janë të lirë ta shprehin ekzaltimin e tyre, sipas meje të ekzagjeruar, por nuk kanë pse ia kërkojnë këtë edhe opozitës, e cila nuk ka asnjë detyrim dhe arsye t'i thotë "bravo" kryeministrit"./ATSh/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri vjen me diell, por vishuni mirë! Parashikimi i motit për 31 Dhjetorin e ditët e para të Janarit