Vlerat magjike të qepës, ilaç për këto sëmundje! Altin Joka tregon sa dhe si duhet ta konsumoni

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia, Altin Joka, i cili foli për qepën dhe të mirat e saj në përdorimin e përditshëm.

“Nuk ka kuzhinë, restorant apo shtëpi që të mos ketë qepë. Ne si nutricinistë nuk e shohim si super ushqim, por si një produkt që do të kombinohet me produktet e tjera për të na dhënë shije dhe për të ndryshuar konceptin e aromave në gatim” e nis kështu bisedën në studio Altin Joka, duke shtuar se qepa, preshi, apo hudhra, janë numër një në luftën e tumoreve dhe pas tyre e dyta vjen familja e brokolit.

Qepa mund të konsiderohet si një farmaci bimore pranë nesh, por çfarë ka brenda një kokërr qepë?

“Qepa ka nivel të ulët kalorik, nivele të pallogaritshme yndyre, nivele karbohidratesh, fibra dietike, ka disa nivele proteinash të kënaqshme si dhe një sasi mineralesh siç është hekuri, kaliumi kalciumi, magnezi, fosfori, natriumi, zinku dhe kromi, si dhe vitamina si B1, B2, B6, E, C.

“Qepa brenda ka nivele të larta të antioksidantëve që shërbejnë të ulin inflamacionet në trupin tonë, pasi janë të pasura me elementë si tiosulfunidet, sulfinidet dhe sulfoksidet, të cilat na japin atë ndjesinë djegëse për sytë. Po si mund të shmangim lotimin e syve kur presim qepën? Së pari, mos të pritet fundi i qepës, e dyta, qepa mund të ndahet në mes, të futet në ujë dhe të qëndrojë në frigorifer, së treti kur të presim qepët, duhet të hedhim pak kripë.

Kush është dallimi midis qepës së kuqe dhe qepës se bardhë? Sipas nutricionistit, qepa e kuqe ka nivele më të larta të flavanoideve sesa qepa e bardhë dhe detyrimisht është më cilësore.

”Përdorimi i përditshëm i qepës shkakton ulje deri në 20 % të vdeshmërisë për sëmundjet koronare të zemrës, në krahasim më shumë produkte të tjera” tha Altini, duke shtuar se është vënë re se niveli i kalciumit rritet nga përdorimi i qepës, deri në 17%. Përdorimi i qepës bën që të ulet niveli glicemik për diabetikët nëse përdoret rregullisht, gjithashtu lëngu i qepës është një pastrues i mrekullueshëm për mëlçinë dhe veshkat.  

Por si mund të përdoret qepa në përditshmëri për pjesën praktike?  

“Nëse do kemi probleme me zbokthin, po të marrim 4 lugë çaji felugrek, duke i vënë një ditë para në ujë dhe pasi e bluajmë i shtojmë dy lugë lëng qepe dhe pastaj e aplikojmë në flokë një herë në dy ditë duke e mbajtur 15 minuta në flokë” u shpreh Altini, duke shtuar së nëse do kemi pika të zeza në lëkurë, mund të përdoni një maskë që përfshin, kosin natyral të zënë vetë përzier me lëngun e qepës dhe një probiotik të lëngshëm. Me këtë përzierje masazhojmë fytyrën çdo ditë deri në rezultatin e dëshiruar.

Qepa mund të përdoret edhe për forcimin dhe shëndetin e flokëve, ”Vaji i mustardës, përzier me lëngun e qepës shërben për të forcuar dhe ushqyer flokët” u shpreh Altini. Qepët gjithashtu ndihmojnë në problemet me aknet, infeksionet në lëkurë, apo për nivelin e lartë të kolesterolit. ”Qepët e vendosura në një ambient ku ka grip apo viruse, mund të përthithin këto viruse 1-2 % shtoi Altini, ndërsa skuqja e tepërt apo zierja dëmton qepën në strukturë. Nëse dikujt i krijon probleme përdorimi i qepës, duhet të bëhet doktor i vet vetes dhe t’a shmangë tha Altini në fund të bisedës.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë