Ulja e ndjeshme e temperaturave ka sjellë edhe problemet në furnizmin me ujë të pijshën në qytetin e Vlorës.

Prej dy ditësh 70 % e qytetit të vlorës vuan mungesen e ujit.

Shkak për këtë janë bërë tempreaturat nën zero të cilat kanë bërë që tubacionet te ngrijnë. Situate paraqitet problematike jo vetëm në qytet por edhe në shumë fshtra të bashkisë Selencië, fshtra të njësisë administrative Novoselë, fshtrat në administrimin e Njësisë Administrative Qendër.

Ndërkohë sipas drejtorit të ujësjellësit Vlorë, Dorian Xhelili, ka thënë për Shqiptarja.com se situata është duke u normalizuar.

"Probleme ka pasur në fshatrat Trevllazër, Novoselë, Cerkovinë, Mifol, kjo për shkak të ngrirjes së pompave të ujësjellësit në zonë.

Për të shmangur ndonjë defekt prej dy ditësh nuk i kemi ndezur pompat ndaj dhe këto fshtra kanë patur problem me furnizmin me ujë të pijshëm. Ndërkohë sipas drejtorit edhe në qytet ka pasur probleme të brendshme sidomos në pallate ku kanë ngrirë disa tuba. Ndërkohë që uji është i konsumueshëm sepse janë klorifikuar sapo pompat të aktivizohen"
, u shpreh ai.

Përsa i përket akseve rrugore në bashkinë e madhe të Vlorës, problematike paraqitet vetëm zona e Llogarasë ku në Qafën e Llogarasë rekomandohet të përdoren zinxhirët për shkak të prezencës së dëborës dhe akullit.

Edhe pse kontraktuesit e rrugës kanë hedhur për rreth dy ditë kamiona me kripë dhe skorje, policia e Vlorës bën thirrje që automjetet e vogla të përdorin zinxhirë dhe të ecin me kujdes për të shmangur ndonjë aksident.

Gjithashtu policia e Vlorës mbrëmjen e djeshme në kuadër të nismës "Të shpëtojmë jetë", ka sistemuar një të pastrehë në ambjentet e komisariatit të Vlorës.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com