ELBASAN-Policia ka arrestuar një person të akuzuar për disa vjedhje. I arrestuari është Samir Hida 31 vjeç, banues në lagjen "11 Nëntori". 31-vjeçari është arrestuar në flagrancë pasi ka vjedhur në lagjen "Brigada 17 Sulmuese" një banesë duke marrë orendi shtëpiake. Ndërkohë që pas arrestimit i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura nga autori.
Vjedhjet që ka bërë i arrestuari në Elbasan
Në lagjen "Brigada 17 Sulmuese", Elbasan, ka vjedhur banesën e shtetases M.S, ku ka marrë rreth 1700 euro.
Po në lagjen " Brigada 17 Sulmuese", ka vjedhur kasetofonin e mjetit tip "Audi" në pronësi të shtetasit S.S.
Në lagjen “Partiazani”, Elbasan ka vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit A.Ç, ku ka marrë një televizor plazma dhe kasën fiskale.
Në lagjen "Aqif Pasha", Elbasan ka vjedhur disa matësa të ujit në një pallat.
Çojeni tani në punë të detyruar 8 orarsh që të nxjerri bukën me djersë. Në kete menyre do shpëtojë dhe komuniteti. Se kush bukën duhet ta gjejë vetë!
Përgjigju