Vrasja e Klodian Rashës/ Takim në Prokurorinë e Tiranës mes drejtorit të ShÇBA-së dhe strukturave të tjera hetimore

TIRANË- Një takim urgjent për hetimin e ngjarjes ku ka mbetur i vrarë Klodian Rasha është zhvilluar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Tiranë. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se të pranishëm ishin drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA), Muhamet Rumbullaku, drejtori i SHÇBA-së në Tiranë Arben Caka, oficerë të Policisë Gjyqësore të shërbimit dhe prokurori Ardian Braho. Takimi u mbajt në mesditën rreth orës 13:00.

Ky është takimi i dytë i zhvilluar brenda pak ditësh dhe vjen pasi Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka konkretizuar akuzën për policin Nevaldo Hajdaraj duke e çuar atë përpara drejtësisë nën akuzën për "Vrasje me dashje". Gjithashtu, takimi vjen në një kohë kur SHÇBA ka nisur një hetim administrativ në repartin 'Shqiponja' ku do të bëhen hetime që  nga rekrutimi deri te veprimet policore.

Klodian Rasha u vra në ngjarjen tragjike të mëngjesit të datës 8 dhjetor, kur 25 vjeçari është qëlluar për vdekje me armë nga polici Nevaldo Hajdaraj. Ngjarja e rëndë solli reagime dhe protesta të shumta, të cilat degjeneruan në dhunë dhe shkatërrime në Tiranë dhe qytetet të tjera të vendit.

Si pasojë e kësaj ngjarjeje dha dorëheqjen ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj. Ndërkohë, që një ditë më parë, qeveria mori vendimin duke i siguruar 61 mijë lekë pension mujor.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirona: 18/12/2020 17:10

    Me duket se ja paska tehequr Veshin ambasadorja e SHBA...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë