Santiago Malkos u ekzekutua nga vrasës me pagesë/ Makina që dogjën autorët ishte vjedhur një vit më parë në Lezhë

TIRANË-  Mënyra dhe mekanizmi i përdorur në vrasjen e ish efektivit Santiago Malko, përforcon edhe një herë dyshimet e një atentati të mirë-organizuar e mafioz dhe se për vrasjen e tij janë angazhuar vrasës me pagesë.

Burime të sigurta pranë grupit hetimor bënë me dije për Report Tv se makina e përdorur në ngjarje dhe e gjetur më pas e djegur në fshatin Ferras, si dhe targa e vendosur mbi të, rezultojnë të vjedhura në dy zona të ndryshme.

Burimet bëjnë me dije për Report Tv se mjeti tip Mercedez Benz rezulton të jetë denoncuar i vjedhur një vit më parë në zonën e Lezhës, e ndërsa targa e vendosur në të AA 434 LX rezulton të jetë e vjedhur nga një tjetër makinë dhe e denoncuar në muajin Mars në zonën e Krujës.

Nga ana tjetër, grupi hetimor është në pritje të përgjigjes së policisë shkencore për ekzaminimin që po i bëhen dy armëve të gjetura në makinën e djegur, nëse janë pikërisht ato të përdorura në vrasjen e 26 vjecarit Malko, apo janë lënë qëllimisht aty për të devijuar hetimet e policisë.

Deri më tani policia nuk ka asnjë person të arrestuar si autorë të vrasjes, e ndërsa mekanizmi i përdorur për ekzekutimin e tij, e bën edhe më të vështirë identifikimin e tyre.

Santiago Malko u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e së martës teksa ishte duke lëvizur me mjetin e tij BMW në zonën e Porcelanit.

Pista kryesore qe po heton policia është ajo e hakmarrjes, por nuk përjashtohen edhe ajo e konflikteve të mëparshme për bastet sportive. Si dhe ajo e çështjes së drogës

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loti: 30/08/2019 16:17

    Kta than qe I kan identifikuar autoret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!

Me shpejtësi skëterrë, deri në 202 km/h në Peqin-Elbasan! Policia Rrugore ndëshkon shoferët me masa dhe zbritje pikësh: Familja ju pret në shtëpi!