Gjermani- Një ditë pas vrasjes, autoritetet lokale në Viselhovedes kanë gjetur motorin që përdorën autorët në ekzekutimin e shqiptarit.
Policia gjermane ka gjetur motorin tip “Kawasaki” të autorëve, ndërsa sipas mediave thuhet se ata kanë qenë dy.
Motori është blerë në Hanover pak ditë para se shqiptari të ekzekutohej, ndërsa ish- pronari është identifikuar dhe dëshmia e tij do të jetë kyçe për të ndihmuar policinë për të shkuar në gjurmët e autorëve.
Shqiptari 46-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, u vra me 5 plumba në prani të vajzës së mitur të cilën sapo e kishte marrë nga shkolla.
Shkaku që mund të ketë çuar në vrasjen e shqiptarit dyshohet një konflikt i vjetër kur punonte roje në një 'club' nate, pasi rrahu një person.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com