Vrasja e të riut nga polici/ Basha me Alibeajn i shkojnë në shtëpi të riut, ngushëllime familjes

Vrasja e të riut nga polici/ Basha me Alibeajn i shkojnë në shtëpi të riut, ngushëllime familjes

Kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe ish- deputeti, Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar familjen e 25-vjeçarit, Klodjan Rasha i cili u vra në orët e para të mëngjesit të së martës nga polici.

Basha ishte i shoqëruar nga ish- deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj me këtë të fundit që hodhi akuza ndaj policisë së Shtetit.

Më herët Alibeaj e quajti një veprim të tillë akt kriminel sipas së cilit "Asgjë nuk ka ndryshuar në radhët e policisë në 30 vite në mënyrën e përgjigjes së efektivëve ndaj qytetarëve".

Kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe ish- deputeti, Enkelejd Alibeaj

Klodjan Rasha u vra në orët e para të mëngjesit të së martës rreth orës 01:45, atëherë kur në fuqi ishte ora policore, në rrugën “Dritan Hoxha”. Referuar njoftimit zyrtar, Rasha kishte shkelur orën policore dhe nuk iu bind urdhrit të policisë duke u larguar me vrap. Për pasojë patrulla e Përgjithshme që ishte me 2 efektiv kërkoi përforcime, dhe në ikje e sipër Rasha u përball me policin N.H, i cili në kushtet kur nuk e prangoi dot e qëlloi duke e lënë të vdekur.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Enkeleida: 09/12/2020 21:36

    Dhimbje e madhe

    Përgjigju
  • Grande: 09/12/2020 11:34

    Po

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja