‘Vritini, vritini’, Ngjela: Berisha urdhëroi të qëllohet drejt protestuesve më 21 janar! Shfaqet me automatik në dorë, pamjet janë në Kaliforni

TIRANË- Sali Berisha është urdhërues i vrasjeve të 4 protestuesve më 21 janar 2011. Kështu shprehet avokati Spartak Ngjela i ftuar në report Tv, teksa komenton 14-vjetorin e kësaj ngjarje të rëndë që u mori jetën protestuesve të pafajshëm. Sipas tij, drejtësia ka çaluar në zbardhjen e kësaj ngjarjeje, por thekson se pamjet e serverëve të kryeministrisë nuk janë fshehur përfundimisht.

“Rama e kishte konceptuar saktë, e kishte organizuar mendimin sikur të ishte në gjyq. E kishte kthyer në gjyq social atë retorikën. Dhe kishte të drejtë, nuk e di pse ka çaluar drejtësia, por unë kam parë incizimet. Se këta kujtojnë se i kanë shuar, por serveri nuk shuhet. Fshihet për njeriun e zakonshëm, jo teknikën e lartë”, tha Ngjela.

Në emisionin ‘Frotnline Interview’ me gazetaren Marsela Karapanço, Ngjela pretendon se pamjet e kamerave të Kryeministrisë që kanë filmuar vrasjet e 21 janarit, janë të ruajtura në Kaliforni.

“Këta kujtojnë se janë shuar regjistrimet. Nuk shuhen kurrë ato. Po ti kesh brenda sistemit amerikan nuk shuhen kurrë. Të gjitha depozitohen në Kaliforni, edhe sikur ti shuash ti këtej. Është njësoj si valët e radios, që diku incizohen. Janë këto të Saliut, por kishte humbur ekuilibrin, se ishte e egër ajo si revoltë. Por fajin e kishte vetë, nuk diti të bënte politikë të një sensi human, e dyta ishin konfliktet e tyre që kaluan deri atje dhe u vranë njerëz”, thekson ai.

Madje, Ngjela pretendon se në këto pamje shfaqet edhe Sali Berisha me automatik në dorë dhe jep urdhër ‘vritni’. Por, më pas thekson se armën ia kanë marrë, ndërsa sipas tij me këtë ngjarje ish-kryeministri rrezikon edhe të arrestohet.

Ngjela: Unë e kam deklaruar, ma thana atë të gjithën. Saliu me automatik në dorë, u jepte urdhër, ‘vritini’, ‘vritini’, Ky mori automatikun, ia hoqën nga dora ata.

Ju thoni që ka qenë një urdhër i drejtpërdrejtë i Berishës për të qëlluar?

Ngjela: Po, po. Del me zë.  

Çfarë rrezikon Berisha ligjërisht?

Ngjela: Arrestohet.

Moszbardhja e plotë e 21 janarin, për Ngjelën është krizë e drejtësisë shqiptare.

“Ata që i kanë provat më kanë thënë që është e provuar. Ia kanë dhënë SPAK apo jo nuk e di. Unë e kam në mënyrë individuale me kolegë të mi ndërkombëtare, ma kanë thënë që të nesërmen, që ekziston e gjitha, del edhe urdhri i Saliut. Atje ndodhi diçka që del nga profesioni. Ata u goditën në momentet kur po iknin, nuk janë në revoltë. Pse i vranë atëherë kur po iknin, sepse ndryshe do ti kishin shqyer kur ishte turma atje. Pse e bënë? Për hakmarrje ose për të thënë që boll me kaq. E bënë për një mbrojtje të mëvonshme, por ajo ka ndodhur dhe gjithë kriza nuk është tek vrasësi e tek urdhëruesi, por tek pushteti gjyqësor. Është krizë e drejtësisë shqiptare, kriza e një drejtësie me vrasje të tilla që marrin karakter të lartë politik është fakt historik i hidhur për çdo shtet, qeveri dhe çdo komb”, vijon Ngjela.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jani: 22/01/2025 01:42

    sali berisha o kriminel i ndyre...familjaret e 4 te vrareve,,,te vrasin sali berishen,,kur te shkoje aty tek spaku,,,,aty vriteni dhe mbsron kjo pune....mjaft po na tall ky kriminel i ndyre....

    Përgjigju
  • Oli: 21/01/2025 21:00

    Eahte e kote me gjuthe kete vonese pasi nuk beri asnje dite burg dhe ska per te bere ne kete moshe te madhe. Shpetoi gjithe jeten nga keto krime qe ka bere dhe ju llapni kot jo hetimi jo drejtesia. 15 vjet hetim per dicka qe e kane pare me sy te gjithe. Drejtesi e shtrembet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Peshkopja i kërkon mëshirë Trumpit për fëmijët homoseksualë! Presidenti: Ajo dhe kisha e saj duhet të kërkojnë falje

Peshkopja i kërkon mëshirë Trumpit për fëmijët homoseksualë! Presidenti: Ajo dhe kisha e saj duhet të kërkojnë falje