Të kthyer në shqetësim dhe rrezik për jetën e qytetareve, qentë endacake në Lezhë kanë nisur të kapen dhe grumbullohen në një qendër. Iniciativa është ndërmarrë në mënyre vullnetare nga Ilir Marvukaj, një qytetar i apasinuar pas kafshëve.
Në harkun kohor të 10 ditëve ka arritur të mbledhë mbi 150 qen endacake të cilat i ka dërguar në ambientet e tij private dhe kujdeset çdo ditë për ta.
Për këtë iniciative të ndërmarrë prej tij, Ilir Marvukaj kërkon mbështetjen e Bashkisë Lezhë dhe shoqatave për mbrojtjen e kafshëve, ndërsa ka dhe një apel ndaj qytetareve.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Qentë endacake janë kthyer në shqetësim në Lezhë, ku nuk kanë munguar rastet e sulmeve dhe kafshimit të qytetarëve.
Ndërkohë edhe Bashkia Lezhë për vitin 2024 ka marrë angazhim buxhetor që të trajtohet rreth 392 qen endacake, ku parashikohet, monitorimi kapja e transporti i tyre si dhe kryerja e të gjitha procedurave të tjera, siç janë vaksinimi dhe sterilizimi i qenve.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)