Pas 40 ditëve po shikohet qartë se Flamingo nuk është një revolucion politik, as një lëvizje sociale e ardhur nga shtresa të shoqërisë shqiptare. Natyrisht ka brenda kontestimit të fortë kundër Edi Ramës, pjesë të atyre që kanë marrë zemër për të hyrë në një betejë që erdhi nga lart e nga larg. Për të rrëzuar Ramën, madje më shumë më kaq për ta zhdukur atë dhe rracën e tij politike.

Teatri i madh i Flamingo Revolution nisi një revolucion shqiptar kundër Donald Trump, që krejt me dalldi u shit nga mediat e rëndësishme liberale mainstream në SHBA dhe Europë. Duke nisur nga CNN, Reuters, e vijuar më pas me Gazeta e portale me emër që nga Guardian, La Repubblica, El Pais e të gjithë mediat e njohura si anti Trump.

Në realitet Flamingo Revolution ishte një komplot i hartuar nga spinët, jo një realitet politik shqiptar, pasi në Shqipëri, ka shumë gjasa që Donald Trump dhe Republikanët amerikanë janë më të dashur ndër të majtët më konservatorë në vend.

Sikur Eduard Zaloshnja të bëjë një sondazh së fundmi, nuk do të jetë Altin Dumani më i dashuri ndër personazhet publik, por sipas gjasave Presidenti Trump ose e bija Ivanka dhe burri i saj Jared. Natyrisht kjo do provën e saj, një hipotezë është në këtë rast.

Megjithatë, lëvizja e nisur në Zvërnec e më pas e sjellë në bulevard, por e përgatitur, financuar me detaje që herët, ka qenë që ditën e parë një lëvizje heterogjene me disa pjesë të saj. Që nisnin në mes të Europës e përfundonin në Qom e Teheran. Lëvizje që ishin krejt të ndryshme; pasi njëra dontë të mbështeste nismat për kontestim, e gjithë pjesa tjetër kërkonte likuidim. Siç ndodhi në 2013 me armët kimike. Kur Edi Rama pranoi humbjen dhe nuk humbi pak, ndërsa sot situata është krejt tjetër, ngase kemi të bëjmë me një betejë politike që në ditën zero. Betejë politike që ka sjellë mjaft kosto, mllefi, urrejtje e ka gjasa që të eci edhe për një farë kohe në një situatë polariteti të lartë.

Në fund të fundit, posti në lojë është një; o likuidim i Edi Ramës, ose forcim edhe më i madh i tij. Një kosto që sot e kanë marrë përdipër jo vetëm rivalët e tij historic në Shqipëri edhe jashtë, por edhe një pjesë e madhe e atyre që rivalitetin nuk e kanë shprehur. Çfarë është e gjitha kjo? Nuk ka qenë asnjë ditë një revulucion, një protest me një dekalog që propozon një ndryshim të madh. Por një rebelim që kërkon likuidim, ku me arkivolin në shesh e dha e do ta japë simbolin e saj, ku sipas të gjitha gjasave nuk ka një plan B. E këtu i referohet një ngjizje të klasës së re politike që të sfidojë dinosaurët, jo planin e nxjerrë nga një militant që propozonte djegien e komisariateve më 4 korrik. Ky është film i parë. Protesta nuk ka një kokë, protesta nuk ka një ide, apo një qëndrim për Shqipërinë. Ka thjesht një mesazh: Te eleminojë Edi Ramën. Mesazh që ja kanë dërguar në inbox./TemA