Të gjithë zërat kundër Edi Ramës që kanë mbrojtur dhunën barbare në Tiranë nuk janë gjë tjetër veçse viktima të doktorit. Në kuptimin e plotë të fjalës.
Tirana është vënë nën dhunën e barbarëve që si Hamasi më 7 tetor kanë marrë me radhë të gjithë ata q ëata e konsiderojnë “bashkëpunëtorë të hebrenjve”. Dhe pjesa më e madhe e këtyre personave janë adhurues të kalifatit. i cili thënë të drejtën së bashku me mjeshtrat e operacioneve speciale është drejtuesi taktik.
Megjithatë, ai që e pranoi këtë autorësi që do t’i mbesë vulë siç i ka mbetur 1997, 14 shtatori 1998 apo edhe 21 janari 2011, është njeriu i vendimeve të vështira. Të marra në mënyrë kamikaze, sidomos tani që La CiVita e Susie Wiles janë jashtë paradhomës Ovale.
Ishte një paradhomë, ishte një provë për një 21 janar të ri në Shqipëri, por me mjaft proxy-shuumë proxy. Ku paratë vinin lumë nga Bosfori.
Një rastësi që s’íshte e tillë pasi kishte një skenar përpara, një skenar që të fut dridhërimat. Ku në sirtar janë viktimat; të ngjashëm si më 14 shtator 1998 apo 21 janar 2011.
Në fakt kjo është pikëpyetja; ku ishte shteti sot në këtë barbari që i ngjan historikisht Il Saco di Roma nga barbarët.
Il Saco di Tirana nga barbarët no face no name no number, por që u glorifikuan si revolucionarë, por që në fund dogjën Tiranën. Jo vetëm Tiranën institucionale por edhe atë tregtare, turistike dhe insdustriale.
E gjithë kjo batërdi që nuk është thjesht politike, kërkon një përgjigje të fortë politike, e cila duhet të jetë në mos shteruese, treguese.
Mungesa e një reagimi politik i kësaj batërdie e fut vendin në një kaos që nuk mund të ndalet./ TemA







Komente
Komento