Zbardhet prapaskena e sherrit mes Françeska Jaçes dhe Kejvina Kthellës

Zbardhet prapaskena e sherrit mes Françeska Jaçes dhe Kejvina Kthellës

Pak kohë më parë u përfol se dy modelet seksi, Kejvina Kthella dhe Françeska Jaçe, nuk flisnin me njëra-tjetrën. Pas disa fotove që publikuan së bashku në rrjetet sociale, u tha se shkak i sherrit të tyre ishte bërë një çantë e shtrenjtë.

Vetë Kejvina, e ftuar në programin “Mos i fol shoferit”, e sqaroi me diplomaci sherrin e madh mes tyre, për të cilin janë në dijeni të gjithë miqtë e afërt. “Ty nuk të ka ndodhur ndonjëherë që të kesh pasur një shoqe dhe më pas të mos bëhesh më me të? Ne kemi dy drejtime të ndryshme. Ne nuk kemi thënë ndonjëherë që jemi motra. Nuk jemi zënë, thjesht vendosëm të mos bëhemi më bashkë”, iu drejtua Kejvina moderatores.

Po si qëndron e vërteta e sherrit banal i dy shoqeve që u bënë mikesha brenda një kohe shumë të shkurtër dhe që u prishën për një çantë firmato? E vërteta është që sherri mes ish-lojtares së “Big Brother” dhe ish-velinës së “Xing me Ermalin” ndodhi për një aksesor luksoz. Prej kohësh, në rrjete sociale kishte munguar një postim i përbashkët i dy mikeshave, që dikur nuk reshtnin së publikuari foto të projekteve bashkë, apo edhe udhëtimeve, pushimeve luksoze e festave ku shfaqeshin të pandara nga njëra-tjetra.

Nga videot ku dy modelet përballeshin me “Range Rover”-at përkatës dhe përshëndeteshin, apo komentet që i bënin njëra-tjetrës, sot mes tyre është shndërruar në armiqësi. Por sherri me Kejvina Kthellën duket se i ka krijuar edhe armiq të tjerë Françeska Jaçes, si modelja tjetër Oriola Marashi, e cila thuhet se në këtë rast mban anën e Kejvinës, duke qenë se kanë dhe lidhje familjare me njëra-tjetrën.

Sherri ndodhi vetëm për një çantë “Channel” dhe detaje më shumë për këtë konflikt ka dhënë ish-banori i “Big Brother”, Ben Kasemi, i cili është shprehur se Kejvina dhe Françeska nuk flasin me njëra-tjetrën dhe shkak është bërë një aksesor luksoz që Kejvina i ka marrë borxh Françeskës e më pas e ka humbur. Në një status në “Instastory”, Beni shkruan se arsyeja e sherrit mes dy vajzave, të cilat ai i quan ‘modele’, është një çantë e markës “Channel”.

Ish-banori i “BB” shkruan më tej se ka qenë Françeska ajo që e ka akuzuar ish-velinën e “Xing me Ermalin” se i ka vjedhur çantën. Kjo e fundit ia ka blerë të re në dyqan dhe ia kthyer çantën firmato, për të cilën akuzohej dhe që nga ajo ditë nuk flasin më.

Në statusin e plotë të Ben Kasemit shkruhet: “Boll me Françeskën se ia kemi rrit pazarin. Tani Kejvina i ka marrë borxh një çantë ‘Channel’ kësaj dhe na i paska humbur kësaj ‘modeles’. Kjo e akuzon se Kejvina ia kishte vjedhur dhe Kejvina si zonjë e rëndë ia bleu në dyqan dhe ia dha të re. Që atë ditë u prishën. PS: Hajde sqarim hajde!”. Pas kësaj, të dyja vajzat kanë fshirë çdo foto bashkë në rrjete sociale dhe nuk ndiqen më në “Instagram”.

“Vipat e Bllokut” kanë vendosur që t’ia prishin qejfin Françeskës, pasi në faqen e tyre në “Instagram” është postuar një bisedë, e modeles Oriola Marashi, e cila duket se po “sulmon” Françeska Jaçen.

Shihet qartë që pas shkatërrimit të miqësisë me Françeskën, Kejvina ka forcuar edhe më shumë miqësinë me Oriola Marashin. Dy vajzat e shprehin hapur ‘dashurinë’ dhe vlerësimin për njëra-tjetrën sa herë që iu jepet rasti. Nuk mungojnë as postimet mbështetëse për arritjet e tyre, duke treguar qartë se janë mikesha për kokë. Megjithatë, se si do të shkojë miqësia e tyre deri në fund, kjo mbetet për ta parë.

Përveç Oriolës dhe Kejvinës, Françeska Jaçes i janë shtuar armiqtë. Së fundmi, me një kërkim në rrjete sociale mund të dallojmë se fotografi që ndante çdo projekt me ish-banoren e “Big Brother”, Juxhin Kurti, jo vetëm që nuk e ndjek në “Instagram”, por ka fshirë pothuajse të gjitha fotot me të.

Me sa duket, ish-banores së “Big Brother” nuk i ndahen sherret, jo vetëm me njerëz të zakonshëm, por edhe me personazhe të njohura, që i kanë vënë vetes qëllim, t’i qëndrojnë larg, por edhe ta demaskojnë sa herë t’u jepet rasti. Kujtojmë që gjatë periudhës që shoqëroheshin bashkë, ato komentoheshin për jetën e luksit dhe veshjet e shtrenjta.

Françeska Jaçe u bë e njohur për publikun shqiptar pas pjesmarrjes në spektaklin “Big Brother Albania 5”. Gjithçka nisi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe Françeska u bë një ndër të preferuarat, por karriera e saj nuk kishte nisur këtu. Në moshën 15-vjeçare, Françeska mori pjesë në një garë modelingu “Albania Next Top Model”. Por, përveç të bërit modelen, ish-banoren e “Big Brother” e shikojmë të angazhuar edhe në biznes, një agjenci udhëtimesh.

Modelja nuk ndalet së ekspozuari luksin e tepërt që e rrethon dhe udhëtimet e shumta që realizon. Ndërsa Kejvina, e cila aktualisht është pjesë e spektaklit të kërcimit “Dance with me”, u bë e njohur falë spektaklit të humorit në Shqipëri “Xing me Ermalin”, angazhim që e la në mes. Arsyeja e largimit ishte pjesëmarrja në një spektakël të njohur italian, por me sa duket planet nuk i dolën dhe Kejvina, shoqe e ngushtë me Françeska Jaçen, iu fut modelingut. Kështu, ajo vendosi të kthehej sërish në Shqipëri dhe në po të njëjtin televizion.

Panorama Plus 

Ora 13:42
Zbardhet prapaskena e sherrit mes Françeska Jaçes dhe Kejvina Kthellës
1/15
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      20 Nëntor, 13:18

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



    ×

    Lajmi i fundit

    'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

    'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë