Plani i dhunshëm i PD-së për zgjedhjet/ SHBA-BE i shkojnë në zyrë, Basha mohon dokumentin dhe sulmon mediat: Mashtrim!

Kryetari i PD-së Lulzim Basha paraditen e sotme ka zhvilluar një takim me zv/ ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri Leyla Moses-Ones, që ka zgjatur 90 minuta, në qendër të bisedës ishte aktualiteti politik, ndërsa u pasua nga një tjetër me diplomatin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Luigi Soreca sot te selia e PD

Në përfundim të takimit me zyrtaren e lartë të SHBA-së në Shqipëri, Lulzim Basha nuk pranoi që të zbulonte se cfarë ishte diskutuar konkretisht, ndërsa mohoi qarkoren e shpërndarë nga PD-ja për degët në rrethe për mënyrën e bllokimit të zgjedhjeve të 30 Qershorit (lexo këtu). Ai tha se dokumenti që ka dalë në media është mashtrim në shërbim të Edi Ramës, ndërsa sulmoi edhe televizionet.

"Takimet që unë kam me diplomatët e huaj nuk kanë qenë kurrë subjekt i bisedave me shtypin. Dokumenti? Ku e ke marrë këtë informacion? Cilat media?  Natyrisht që është një prodhim i mercenarëve mediatik të Edi Ramës, është mashtrim total  dhe shërbim që i  bëhet Ramës.

Në 30 Qershor nuk ka zgjedhje. E para nuk ka zgjedhje pa opozitën, votime bën edhe Korea e Veriut. Është standard ndërkombëtar, proces zgjedhor pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë, nuk do të lejohen, nuk do të pranohen, nuk do të njihen. Sot kemi ligjin e zbatueshëm që thotë se 30 Qershori nuk është ditë zgjedhjesh. Cdo hap i Ramës, fushata, mitingje, takimet me administratën janë të paligjshme.

Aleanca qytetare për mbrojtjen e demokracisë do të mbrojnë demokracinë me opozitën në krye. Konfirmimi është i qartë, në 30 qershor nuk ka zgjedhje, Rama do përpiqet të kthejë zgjedhjet njëpartiake, por kjo nuk ka për të ndodhur. Shqiptarët do të mbrojnë demokracinë dhe pluralizmin. 30 Qershori është dita kur nis fundi i regjimit kriminal të Ramës. Aleanca e qytetarëve është në këmbë, shumica e medieve i censuron.

Nëse ju lënë pronarët që marrin shukat e parave. Disa prej jush nuk ju kanë lejuar. Televizionet kombetare psh, TCH dhe Tv klan vazhdojne të sillem si dy vegla qorre të Edi Rames, Klani pak më i zgjuar se na pasqyron, Top Channel s’ka asnjë aktivitet të opozitës. Rruga e mbarë i qofte! Perfekt për ne! Vetem sa ka provuar se në çfarë bataku ka rënë media shqiptare" tha ai.

Pak ditë më parë ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri thirrje për mbrojtjen e integritetit dhe sigurisë së procesit zgjedhor, ndërsa opozita jo vetëm që ka bojkotuar por përmes një qarkoreje të brendshme që ka shpërndarë për degët kërkon rezistencë të fortë si në rastin e Shkodrës, por Basha e mohoi. 

Komunikimi i Lulzim Bashes me gazetaret
Pyetje:
 Z. Basha, çfarë mesazhi ju përcolli e dërguara me punë e SHBA-së në Tiranë në takimin që patët sot?

Lulzim Basha: Takimet me ndërkombëtarët nuk kanë qenë kurrë subjekt i bisedave të mia me përfaqësuesit e shtypit.

Pyetje: Zoti Basha, ka një urdhër që qarkullon në fakt në media, sikur ju keni kërkuar nga të zgjedhurit e opozitës në pushtetin lokal dhe kryetarët e degëve që të krijojnë incidente për të pamundësuar mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor. Sa është i vërtetë ky urdhër?

Lulzim Basha:  Natyrisht, që është një prodhim i mercenarëve mediatikë të Edi Ramës që paguhen me paratë që u vidhen qytetarëve shqiptarë. Është një mashtrim total dhe një shërbim që i bëhet Edi Ramës dhe klikës së tij mafioze.

Pyetje: Për ta kuptuar, si do të pamundësohen zgjedhjet nga ana e opozitës?

Lulzim Basha: Cilat zgjedhje?

Pyetje: Zgjedhjet e 30 qershorit?

Lulzim Basha: Po s’ka zgjedhje më 30 qershor. Shumë pak njerëz nuk e kanë kuptuar këtë. S’ka zgjedhje më 30 qershor. E para e punës nuk ka zgjedhje pa opozitën. Votime bën edhe Koreja e Veriut, por nuk ka zgjedhje.

Pyetje: Por kryeministri mendon se...

Lulzim Basha: S’ka rëndësi çfarë mendon kryeministri, rëndësi ka që ëshë një standard ndërkombëtar, standard evropian, i çdo vendi evropian, që proces zgjedhor pa opozitën nuk është proces zgjedhor, zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë, nuk do të lejohen, nuk do të pranohen, nuk do të njihen. Nuk do të lejohen, nuk do të pranohen, nuk do të njihen. E dyta, sot kemi ligjin e zbatueshëm që thotë se 30 qershori nuk është datë zgjedhjesh. Dekreti i presidentit të republikës qartësisht ka zhdekretuar datën 30 si datë zgjedhjesh, që do të thotë se çdo hap i Edi Ramës, fushata, të ashtuquajturat mitingje elektorale, takimet me administratën, janë në fakt të paligjshme, sepse ligji shqiptar thotë se nuk mund të bësh aktivitete të tilla deri 30 ditë para zgjedhjeve. Datë zgjedhjesh nuk ka, këto janë aktivitete të paligjshme. Ndërkohë që Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë, me opozitën në krye, është e vendosur të mbrojë demokracinë, të mbrojë rendin kushtetues.

Pyetje: Zoti Basha, ju thatë se zgjedhjet nuk do të njihen dhe nuk do të pranohen. A e morët këtë konfirmim edhe nga Ambasada e SHBA-së?

Lulzim Basha: Edhe njëherë, as kam komentuar, as kam ndërmend të komentoj takimet me përfaqësuesit e përfaqësive të huaja në Tiranë, apo me partnerët e mi të huaj, kudo ku janë, me të cilët jam në kontakt të vazhdueshëm. Tani, konfirmimi është i qartë dhe i printuar, e zezë mbi të bardhë, në Gazetën Zyrtare të Republikës së Shqipërisë. 30 qershori nuk është datë zgjedhjesh, është data kur Edi Rama do të përpiqet t’i rikthejë shqiptarët në kohën e zgjedhjeve njëpartiake, me bashkëpunimin dhe mbështetjen e krimit të organizuar. Kjo nuk ka për të ndodhur, shqiptarët janë më të vetëdijësuar dhe më të vendosur se kurrë, për të mbrojtur demokracinë, për të mbrojtur pluralizmin, dhe do ta bëjmë këtë masivisht, sot, nesër, pasnesër me 30 qershor, me 1 korrik sado që të zgjasë kjo betejë, e cila ka një përfundim të sigurt, fundin e regjimit autokratiko-kriminal të Edi Ramës.

30 qershori e ka një kuptim.

30 qershori e ka një domethënie.

30 qershori është dita ku nis fundi i regjimit autokratiko-kriminal të Edi Ramës.

Pyetje: Z. Basha atë që konsideroni ju votime, ju lutem, ju thoni se do të ketë votime në datën 30 qershor...

Lulzim Basha: Jo, jo, nuk thashë se do të ketë votime. 30 qershori është dita kur nis fundi i regjimit autokratiko-kriminal të Edi Ramës. Edi Rama do të përpiqet të ketë një proces fals votimi të cilin do t’ia shesë shqiptarëve për zgjedhje.

Zgjedhje nuk ka.

Pyetje: Si do të veprojë Aleanca e qytetarëve z. Basha?

Lulzim Basha: Aleanca e qytetarëve shqiptarë, është në këmbë, shumë prej tyre kanë dalë publikisht, ndonëse shumica prej mediave që ju përfaqësoni këtu, jashtë vullnetit tuaj, i çensuron, merrini, shikojini, çfarë shkruajnë qytetarë, çfarë shkruajnë profesorë, artistë, intelektualë, nqse ju lënë pronarët që marrin shukat e parave që u vidhen shqiptarëve, se deri tani nuk ju kanë lënë.

Asnjë nga televizionet nuk e pasqyron psh Lëvizjen #edhe unë. Dy veglat qorre të propagandës së Edi Ramës, TV Klan dhe Top Channel, nuk e pasqyrojnë.

Top Channel ka rënë brenda fare, se ka nja tre ditë që nuk jep asnjë aktivitet të opozitës, duke vërtetuar që s’është gjë tjetër përveçse një vegël qorre e paguar me paratë që u vidhen shqiptarëve.

Klani është treguar pak më i zgjuar se na ka pasyqyruar. Por rrugë e mbarë i qoftë.  Perfekt për ne. Vetëm sa ka provuar se në çfarë bataku ka rënë media shqiptare.

Jemi të vendosur ta çlirojmë këtë media, sikurse asgjë tjetër edhe në respekt të profesionalizmit dhe punës vetëmohuese të gazetarëve që janë përreth dhe operatorëve që kam përballë.

Falemnderit dhe ditë të mbarë!

 

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Durres: 25/06/2019 22:15

    30 Qershori do jet dita e liris nga kolera e PD nga kanceri Luti saliu dhe nga infenksioni monika

    Përgjigju
  • Moni: 25/06/2019 14:14

    Ti heq br*ket Amerika o Lul. Se mjafton ta mbyllin ate ceshtjen qe ke ne USA me nje denim sado te vogel, te ekstradojne direkt keta dhe perfundon ne nje burg te Amerikes qe o nene o nene, te kerrcet sumatricja 3 here ne dite.

    Përgjigju
    • Hahaha: 25/06/2019 15:44

      Apo nuk e kan dhe te madh ata muzhiket atje. Te behet sumatricja qe mos te ket doktor me te kap me dor

  • Labi: 25/06/2019 13:43

    Ore ky luli ngjan Me enver hoxhen apo m duket mua

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 25/06/2019 12:57

    Qarte dhe prere. Me 30 Qershor do jeni ne prove z Basha. Po deshet kalojeni kufirin e gjelber dhe te shohim

    Përgjigju
  • liria fjales: 25/06/2019 12:15

    mos sulmo mediat ore shejtan !!!keshtu eshte kur bytha flet para gojes.nuk je vetem budalla por je dhe lesbik.FJALA E LIRE E MEDIAVE quhet demokraci o lyl karadakja

    Përgjigju
  • Ehhhh: 25/06/2019 11:25

    Paska marre dosjen me vete kjo. Rrini rehat tani 30 qershori do jet shum i qet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Pritet shkarkimi nga Milani! Stefano Pioli s'humbet kohë, gjen ekipin e ri në Serie A

Pritet shkarkimi nga Milani! Stefano Pioli s'humbet kohë, gjen ekipin e ri në Serie A