Zgjedhjet 2025/ 'Berisha mesazh me 6 rregulla drejtuesve të PD: Më njoftoni kur të dilni në media për debat! Mbajeni mirë me gazetarët dhe analistët

Tirane- U ka besuar mos-bindjen civile në rrugë e parlament për t’i imponuar Edi Ramës qeveri teknike, por rezultatet e të besuarve të tij, të paktën për daljet publike, duken se nuk po e kënaqin Sali Berishën nga arresti i shtëpisë.

Nga izolimi, ku duket se po monitoron çdo dalje publike të të tijëve, ky i fundit ka udhëzuar kryesinë, grupin parlamentar dhe 12 drejtuesit e qarqeve të jenë më të pranishëm në debate e të mos shmangin socialistët, por në çdo rast, Berisha duhet të njoftohet.

Në kushtet e krijimit të partive të reja nga radhët e opozitës, demokratëve që drejton ai i kërkon të shmangin debatin me ta. I pakënaqur me drejtuesit e PD, Berisha duket të jetë edhe për rrjetet sociale. Nga izolimi i urdhëron ata të jenë më aktivë në Facebook, Instagram dhe rrjetin X.

Në pikën e pestë të mesazhit kërkon që para se të shkojnë në studio për debat duhet të njoftojnë zyren e shtypit, të kërkojnë të dhena për çështjet në debat dhe në rast se ka mesazh dite për ju do t’jua nisë.Gjithashtu i kërkohet që ta mbajnë mirë me gazetarët dhe analistët. 

Mesazhi drejtuar demokratëve

Mesazh drejtuar: Drejtuesve të qarqeve, anëtarëve të Kryesisë së PDSH, Deputetëve, Qeveritarëve vendorë, anëtarëve të Këshillit Kombëtar, Kryetarëve, Sekretarëve për Marrëdhëniet Publike dhe zëdhënësve të degëve të PDSH.

Mirëmbrëma dhe përshëndetje.
Me këtë mesazh në këtë vit elektoral duhet:
1-Të shfrytezohet çdo mundësi dhe njohuri dhe lidhje për të qenë të pranishëm në debate, konferenca shtypi, prononcime në mediat qendrore dhe lokale.
2-Të mbahen marrëdhëniet më korrekte me gazetarët, dhe analistët.
3-Si parim nuk shmanget asnjë debat me socialistët!
4-Nuk zhvillohet asnjë debat me opozitarët e opozitës. Mos harroni se Edi Rama dhe mediat e kontrolluara prej tij, kërkojnë të zëvendësojnë në debate deputetët dhe ministrat socialistë të diskretituar dhe mëkatar deri në veshë, me opozitar të opozitës, kryetar pa parti, pra të zhvendosin debatin midis opozitës dhe kallp opozitës. Ndaj dhe njëherë cilido që t’ju ftojë në debat me gazetarë, analistë apo përfaqësues të PS nuk duhet të refuzohet. Në asnjë debat me figura kallpe dhe individë të marrë peng nga regjimi për krimet e tyre nuk duhet të marrim pjesë. 
5- Para se të shkoni në studio për debat duhet të njoftoni zyren e shtypit, të kërkoni të dhena për çështjet në debat dhe në rast se ka mesazh dite për ju do t’jua nisë!
6- Më e rëndësishmja të kujtohi çdo orë dhe çdo ditë se studio, valët dhe ekrani pa asnjë censurë për ne janë vetem rrjetet tona sociale: Facebook, Instagram, X të cilat çdo orë dhe çdo ditë duhet të kenë vendin më kryesor në komunikimin tonë me qytetarët dhe betejën tonë me narko-regjimin e Edi Ramës!
O sot, o kurrë! Është rradha jonë! Fitore!

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Partia: 14/10/2024 14:02

    Une lexoj mbani qëndrim te mirë, mbajeni mirë e shkroi fug4 zemra vogel? Ju nen urdhra?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori

E rëndë në Shkodër/ 15-vjeçari goditet me thikë, ndërron jetë në spital! Arratiset autori