Zgjedhjet e 25 prillit, OSBE-ODIHR raport mbi nevojat: Sjellim 274 vëzhgues! Në fokus zbatimi i identifikimit biometrik

Zgjedhjet e 25 prillit, OSBE-ODIHR raport mbi nevojat: Sjellim 274 vëzhgues! Në fokus zbatimi i identifikimit biometrik

Kur na ndajnë rreth 2 muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, OSBE-ODIHR ka publikuar sot raportin paraprak për vlerësimin e nevojave. Për të ndjekur procesin e votimit dhe numërimit në të gjithë vendin, në Shqipëri do të vijnë 274 vëzhgues, 24 afatgjatë si dhe 250 afatshkurtër.

"Bazuar në këto konsiderata, NAM ODIHR rekomandon vendosjen e një Misioni Vëzhgues të Zgjedhjeve (EOM) për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Përveç një ekipi thelbësor të ekspertëve, NAM ODIHR rekomandon dërgimin nga Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së të 24 vëzhguesve afatgjatë për të ndjekur procesin zgjedhor në të gjithë vendin, si dhe 250 vëzhgues afatshkurtër për të vëzhguar procedurat e ditës së zgjedhjeve, duke përfshirë votimin, numërimin e votave dhe tabelën e rezultateve. Në përputhje me metodologjinë standarde të ODIHR, EOM do të përfshinte një element të monitorimit të mediave”, thuhet ndër të tjera në raportin e ODIHR.

Po kështu ODIHR rekomandon një ekip kryesor me ekspertë për monitorim të zgjedhjeve. Sipas raportit është me rëndësi vëzhgimi i plotë në të gjithë vendin për të kontrolluar zbatimin e rishikuar të ligjit, përfshirë identifikimin biometrik të votuesve, se si do të zbatohet në praktikë. Ndërkaq theksohet se përfaqësuesit e institucioneve shtetërore informuan se do të merreshin të gjitha masat për të siguruar një proces zgjedhor transparent dhe pranuan vlerën e shtuar të rekomandimeve.

“Të gjithë bashkëbiseduesit e Misionit të Vlerësimit të Nevojave (NAM) të ODIHR konsideruan një mision vëzhgues të zgjedhjeve në shkallë të gjerë në të gjitha rajonet si thelbësor për të siguruar një kontroll të pavarur të zbatimit të kornizës ligjore të rishikuar, duke përfshirë identifikimin biometrik të votuesve të sapo futur dhe zbatimin e tij në praktikë. Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore informuan se do të merreshin të gjitha masat për të siguruar një proces zgjedhor transparent dhe pranuan vlerën e shtuar të rekomandimeve pas një aktiviteti vëzhgimi të zgjedhjeve të ODIHR. Bashkëbiseduesit e tjerë vunë një theks të veçantë në vëzhgimin e periudhës parazgjedhore, veçanërisht në lidhje me përdorimin e burimeve shtetërore. Një numër aspektesh do të meritonin vëmendje të veçantë, përfshirë punën e administratës zgjedhore, identifikimin biometrik të votuesve, fushatën dhe mbulimin e saj nga media, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore dhe procedurat e ditës së zgjedhjeve, veçanërisht në rrethanat e shkaktuara nga pandemia e COVID-19.

Në dokumentin e publikuar nga ODIHR evidentohet shqetësimi i ngritur nga opozita për vëzhgimin e periudhës parazgjedhore por edhe përdorimin e burimeve shtetërore.

Përfaqësuesit e institucioneve shtetërore siguruan se do të merren të gjitha masat për të siguruar një proces zgjedhor transparent. Bashkëbiseduesit e tjerë vunë një theks të veçantë në vëzhgimin e periudhës parazgjedhore, veçanërisht në lidhje me përdorimin e burimeve shtetërore. Një numër aspektesh do të meritonin vëmendje të veçantë, përfshirë punën e administratës zgjedhore, identifikimin biometrik të votuesve, fushatën dhe mbulimin e saj nga media, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore dhe procedurat e ditës së zgjedhjeve, veçanërisht në rrethanat e shkaktuara nga pandemia e COVID-19″ thuhet në raport

( Kliko këtu ) Raporti i plotë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja